AAK: Qeveria të shkarkojë Murat Mehën

Duke reaguar mbi ngjarjet e
sotme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur të papërgjegjshme sjelljen
e kryeministrit, Isa Mustafa, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sipas këtij subjekti,
kryeministri do të duhej që sot të shkarkonte Murat Mehën nga Komisioni Shtetëror
për Demarkacion dhe të fillojë hetimet ndaj tij. “
Refleksioni normal i këtij
pushteti, do të duhej të ishte të paktën deklarimi verbal se Marrëveshja për
Asociacionin do të rinegociohet dhe se Qeveria i ndërpret bisdimet me Serbinë,
në formën siç janë zhvilluar deri tani dhe të shkarkoi përsonat përgjegjës për
dështimin e Kosovës në Unesco”, thuhet në komunikatën e AAK-së. Më tej, ky
subjekt u ka bërë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve, që marrëveshjet t’i kundërshtojnë
me qytetari dhe do të mos reagojnë dhunshëm, në skenare që mund të jenë të
orkestruara nga të të infiltruar të mundshëm. “Opozita nuk e ka ndërmend të bëj
kompromis me asnjë marrëveshje që cënon integritetin territorial dhe rendin
kushtetues të Kosovës”, përfundon komunikata e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …