AAK reagon për dëmtimin e banerëve të kandidatit për kryetar të vendit, Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot

AAK reagon për dëmtimin e banerëve të kandidatit për kryetar të vendit, Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me dëmtimin e banerëve të kandidatit për kryetar, Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot, duke dënuar këto veprime të turpshme. “Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë. Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime.  Gjithashtu, kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore/thuhet në komunikatën e tyre”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …