Ndahet nga jeta veterani i Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Kolshi

Ndahet nga jeta veterani i Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Kolshi

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Fadil Kolshi, ai ishte pjesë e Brigadës 121″ Ismet Jashari Komandant Kumanova” të Batalioni “Ymer Alushani”. Ai u lindinë vitin 1953, në fshatin Baicë te Kolshit Komuna e Lipjanit. Fadili, si i ri u mor me bujqësi, ndërsa për të ndihmuar familjen emigroi në Male të Zi, Slloven, Zvicer, Libi dhe Gjermani. Në vitin 1996, pasi vllau i tij Halil Kolshi – Kuburja, lirohet nga burgu i Dobraves, pasi kishte vuajtur dënimin për veprimtari ilegale i cili atje bie në kontakt me njerëz të ilegales, Fadili me Halilin organizohen dhe krijojnë pushkë dhe municion artizanal. Pas luftës se familjes Jashari, vihen ne lëvizje me ç’rast formojnë pikën për patrullim në kryq të fshatit Baicë, ku gjatë kësaj kohe vihen në kontakt me Ymer Alushani – Voglushin, i cili iu rekomandon të qëndrojnë në ketë pikë, dhe vetëm në qoftë se rrezikohen ushtarët tjerë në Grykë të Llapushnikut, të vini si përforcime. Me 09 Maj 1998, gjatë luftimeve në Gryken e Llapushnikut, në mëngjes nisen Fadili bashkë me vllaun Halilin për në Grykë në ndihmë të pjesëtarëve tjerë te UÇK-së. Duke u bërë kështu ndër pjesëtaret e parë të Drenicës Jugore që dalin pa maska gjate rrugëtimit nga fshati Baicë ne drejtim te Grykës se Llapushnikut. Nga 09 Maji i vitit 1998, gjate luftimeve ne Gryke te Llapushnikut merr lëndime trupore. Fadili pas shërimit pajiset me armën M48 dhe me atë armë merr pjesë në shumë beteja si ne Carralevë, Cuka të Fushticës, Rahovec, Xherxhicë, Arllat, Lladroc, pas rënies së Grykës së Llapushnikut, merr pjese në aksionin për terhjeken e trupit të Ymer Alushanit. Merr pjese në beteja si në Terrpeze, Bajrak të Luzhnices, ku merr lendime trupre, pastaj në Kleqkë, Zabel dhe në fund në fshatin e tij Baicë, ku bashkë me Haradin Balen – Shala, veprojnë deri në përfundim të luftës. Me delimitarizimin e UÇK-së, Fadili fillon të punoj në ndërtimtari dhe pas lëndimeve te marra në luftë, i keqësohet gjendja shëndetësore dhe pëson sulm ne kokë dhe bëhet i pa aftë për të punuar. Me 31 janar ndërroi jetë pas një ataku në zemër. Fadili u varros në vendlindjen e tij dhe e pamja zgjatë tre ditë nga e hëna.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit …