Në Gjilan përmbyllet manifestimi kulturor “Flaka e Janarit” që nderon dëshmorët e rënë për liri

Në Gjilan përmbyllet manifestimi kulturor “Flaka e Janarit” që nderon dëshmorët e rënë për liri

Manifestimi “Flaka e Janarit” sivjet ka sjellë vlerat më të mira në të gjitha shtyllat si trashëgimi kulturore e shpirtërore e cila është e përfshirë në listën kombëtare të Kosovës. Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në natën përmbyllëse të festivalit i cili këtë vit iu kushtua heroit të kombit Kadri Zekës. Ai ka theksuar se Gjilani e Anamorava do t’i respektojë të gjithë ata që kontribuuan për shtetin e Kosovës. “Kadri Zeka do të kthehet në vendlindje në Gjilan në bronz, në qershor të këtij viti në Ditët e Çlirimit dhe ditët e bardha të lirisë. Ai mbetet figurë e ndriçuar e historisë”, është shprehur Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …