AAK-së dhe Ramush Haradinajt, çdo ditë po i bashkohen intelektualë e qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës

AAK-së dhe të nominuarit për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, çdo ditë po i bashkohen intelektualë e qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës. Të premten në selinë e AAK-së ka aderuar një numër i madh i të rinjve nga Kamenica, të cilëve u ka uruar mirëseardhje Ramush Haradinaj. Të rinjtë që iu bashkuan Aleancës, thanë se “kjo është mënyra më e mirë për t’i kontribuuar të ardhmes së gjeneratës sonë, sepse me Ramush Haradinajn kryeministër, Kosova do të jetë e zonja t’i përmbushë nevojat e gjeneratës së re, për të ndërtuar jetën e për të pasur punë e mirëqenie”.  Haradinaj, u ka premtuar të rinjve se pas 11 qershorit do të jetë në krye të qeverisë, për t’iu shërbyer qytetarëve dhe të rinjve të shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se me koalicionin PDK-AAK-Nisma, Kosovës po i hapen dyer të reja, për t’i përmbyllur proceset e rëndësishme dhe për të marrë vendime të mëdha për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …