AAK-ja dërgon ankesë në Supreme për vendimin e PZAP-it që komuna e Burimit të shkojë në rivotim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dërgoj ankesë në Gjykatën Supreme vendimin e PZAP-it, i cili ka vendosur që komuna e Burimit të shkojë në rivotim. Sekretari i kësaj partie Valon Tolaj konfirmoi për KosovaPress se sot do të dorëzohet ankesa e tyre ndaj vendimit të PZAP-it. Sipas tij ankesa e AAK-së është e  bazuar në argumente se vendimi për rivotim në Burim është e pabazuar. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka pranuar ankesën e LDK-së sipas së cilës ka pasur manipulime të votës me postë në këtë komunë. Pas numërimit të votave me postë dhe me kusht është përmbysur rezultati i zgjedhjeve të raundit të dytë, ku kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka dalë para kandidatit të LDK-së Haki Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …