Abdixhiku: E diela ishte ditë e rëndë, u konfirmimin e 79 personave me koronavirus, qytetarët të rrinë në shtëpi

Abdixhiku: E diela ishte ditë e rëndë, u konfirmimin e 79 personave me koronavirus, qytetarët të rrinë në shtëpi

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, duke komentuar konfirmimin e 79 personave me koronavirus, ka thënë se e diela është ditë e rëndë. Ai përmes një postimi në rrjetin social iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim. Ministri tutje ka shtuar se qëndrimi në shtëpi e bën punën e mjekëve, policëve, ushtarëve e secilit kontribuues tjetër në këtë betejë shumë më të lehtë. Ai ka thënë se transporti ndërkombëtar i mallrave po vazhdon. Sipas tij, vendi po furnizohet mjaftueshëm dhe pandërprerë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ: Rezultatet përfundimtare priten në fillim të shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të …