Lul Raka

Lul Raka: Nuk do t’i lëmë kurrë vetëm në asnjë rrethanë e me asnjë çmim qytetarët tanë në këtë betejë

Epidemiologu Lul Raka reagoi pasi numri i të infektuarve dje nga koronavirusi ishte 79, numri më i madh që nga rasti i parë i konfirmuar në Kosovë. Ai tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, por që shtoi se ai bashkë me doktorët e infermierët e tjetër nuk do të jenë pranë tyre. “Po e lëmë pas një muaj të përballjes me virusin, përfshirë edhe “dy javët e mia”. Ato, në fakt ishin dedikuar vetëm për Juve dhe ishin rasti i parë vendimtar për t’ia prerë kokën virusit. Numri 79 dhe numrat pasues ditorë dyshifrorë na tregojnë së ndodhemi në udhëkryq të betejës me koronavirusin. Tashmë, këta numra do të ndikojnë më shumë në “RRI N’SHPI” sesa mesazhet tona njëmujore. Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor NUK DO T’JU LËMË KURRË VETËM! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim”, ka shkruar në mes tjerash ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …