Halit Coka

Lutfi Coka: Bota digjet, politika lëpihet

Botë basen  vdekjesh

Botë plot varre,

Botë plot bisha

Botë plot me hijena!

 

Botë, gropë e pushtuar

Me terrin e zi shoqëruar,

Botë gropë e helmuar

Prej virusit coptuar!?

 

 Pse një botë e pushtuar

Njerëzimi  kërkon lirinë!

Sa do jemi të raskapitur

Nga virusi i papritur.

 

Është një botë e plagosur

Të përçarë e sikletosur,

Për një gjë më vjen mirë

Për liderët në karentinë!

 

 Ju punonjës të shëndetsisë

Jeni kalorës legjendarë,

Do shtegtoni nëpër vite

Si yje shpëtimtarë!

 

Për ju politikanë!

 

Pa kutim u bë jeta

Koha po  fluturon,

Shumë plagë u hapën

Mjerimi e vuajtja gofon!

 

E thellë është vuajtja

Në shtëpi qëndron gjatë,

Endërroj ditë të mira

Ditë pa shtengatë.

 

Rrugë të mbyllura

Dështimi botës,

Dhimbja e zgjatur

Për njerëzit e tokës.

 

 Me ne filloi  karentina

Më e keqja njerëzore,

Me ide e gënjeshtra

Kjo botë njerzore!

 

Në burgun e heshtjes

Kam burgosur dhimbjen,

Nuk është kohë rebelimi

Por kohë Kurvërimi!?

 

 Kjo  Botë  e madhe

Ka rënë në mjerim,

Ka rënë skamje

E plot trishtim!

 

Ra në shtypje

E plot trishtim,

Për atë krenari

T’a errësoi virusi i zi!

 

 Jemi shtet në rrethim

Nga virusi në karentinë,

Jemi të dënuar ditë e natë

Pa vendim në gjykatë!?

 

Ju punonjës të shëndetsisë

Ju heronjët e njerzimit,

Në front të luftës keni mbetur

Të vetëm dhe të patrembur.

 

Jeni heronjë të kohës sonë

Legjendarë  në këtë luftë

Që shkruani historinë,

Po shpëtoni mijëra jetë,

Në front të luftës qetë-qetë!

 

Juve lufta ju ka ngarkuar,

Jeni vetëm duke luftuar,

Se populli me qeverinë

Janë futur në karentinë!!

 

 Ju heronjë të shëndetësisë

Do shtegtoni nëpër vite,

Si kalorësit e lashtësisë

Në kohë moderne ,në  kohë të zisë!

 

Po si shkëmb prej  graniti

Ju qëndroni si urugan,

Nëpër dhomat e izolimit

Shpresë  e vetme e njerëzimit!

 

 

 

 

   Ruaju virusit!

 

Është mikrob që nuk shihet

Nëpër skuta bën vrojtim,

Kur gjenë “portë”ai hidhet.

S’ka mëshirë don  ushqim!

 

Asnjëherë ai nuk shihet

Por si kafshë,por si dreq,

Në errësirë ai nuk shihet,

Për ne!?,.. është  fatkeq!

 

Tani  virusi me lehtësi

Përkëdhel bishtin e tij,

Na plagosi edhe shpirtin

Na kufizojë edhe dritën!

 

Kjo bishë,ky gjarpër

Ky dreq e ligësirë,

Erdhi në këtë botë,

Vetëm për keq, jo për mirë!

 

 Ku e ke origjinën!?…

O virus i zi!?

Kokën në Amerikë

Bishtin në Azi!?

 

Ti virus nuk je bishë

Por  je dreq me birë,

Terrorin e mbjellur

Në botën e shkrehur!?

 

 

S’kam të drejtë!…

 

S’kam të drejtë

T’i drejtohem botës,

T’i them, ç’ka në planet

Për çfarë!?,…haj medet!?

 

Tani shpëtim ka

Edhe jetën kam,

Por në karentinë

Pa lulevere jam!

 

Jeta po shkrumohet

Si shkrumohet hiri,

Ne  vuajmë tragjedinë

E  dimë ne, akoma më mirë.

 

Të poshtëruar

Të dërmuar,

Të  varfër apo Rob

Virusi po godet me top!

 

 Pa u ngutur

Shpejt i ngritur,

Virusi na sakatoi

Në humnerë një botë e çoi!

 

Desha të fluturoj

I heshtur nëpër botë,

S’kam ç’tju them tjetër,

Edhe hartë edhe shkop!

 

 

Pse  Kështu?

 

Ka varre, s’ka dëshmorë

Botë e vdekur,botë e gjorë,

Shpresojmë përfundimi

Pas vuajtes ,vjen gëzimi!

 

Po ku janë ato “krala”

Udhëheqës të botës mbarë,

Ju kujtojmë gjërë e gjatë

Për to malli  na ka marrë!

 

Ky virus  na dha mësim

Mos mallkoni në dinë e fe,

Mjafton një urim

Mos të pafsha në karentinë!?.

 

Nëpër net që ka bota

Këto ditë që sjell Europa,

Nëpër terr shumë viruse

Hapin varre,hapin puse.

 

 Hapi sytë plot mërzi

Errësirë në gjithë botën,

Me zemër lus Zotin

Shpëto  njeriun,shpëto Botën!

 

Flas me vete e çaj hall

Fantazoi nëpër  Glob,

Ku janë të fortit

Që s’shihen dot!?…

 

 Jemi  në shekullin e atomit

Kjo më duket si përrallë,

Si kjo botë e zhvilluar

Është mbushur me plagë.!

 

Hënë e bukur plot  me rreze

Hape dritën të shikosh

Këtë  virus bimë të keqe

Me turpësi,  qeveritë i mposht!?

 

 Ditët në karentinë

Me vuajtje kalohen,

Rob  ishim ,Rob dhe sot

Për nesër, e din një zot!?

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …