Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë. Ai ka thënë se për mafinë e shëndetësisë “me gjasë ky durim prej tremuajsh ia paska vlejtur”. Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve. Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”, ka shkruar, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …