Tahiri: Nëse edhe kjo qeveri dështon, ne duhet të presim momentin që të shkojmë sa më parë në zgjedhje

Abelard Tahiri: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, ka theksuar se filozofia e të drejtave të njeriut është gjithëpranishme. Ai ka thënë se kjo filozofi duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet. Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se si ministër i Drejtësisë ka për qellim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Sot, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut pasqyron idenë se çdo ditë është e duhura për të punuar për barazi, drejtësi dhe dinjitet mes njerëzve. Kjo ditë shënon nënshkrimin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara, dokument bazë për vënien e standardeve në këtë fushë. Filozofia e të drejtave të njeriut është e gjithëpranishme dhe duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet. Një aspekt i rëndësishëm i rolit tim si ministër i Drejtësisë është promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë. Derisa reflektojmë për Ditën e të Drejtave të Njeriut, le të miratojmë mesazhin e kësaj dite duke luajtur rolin tonë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njëri-tjetrit. Vendi ynë bazohet në vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe duhet të bëjmë sa më shumë që këto vlera ti mbrojmë në sistemin tonë juridik”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …