Abelard Tahiri: Pushteti aktual po shndërrohet në regjim arbitrar, duke devalvuar institucionet publike

Abelard Tahiri: Pushteti aktual po shndërrohet në regjim arbitrar politik, duke devalvuar institucionet publike

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar pushtetin aktual në Kosovë se “po shndërrohet në regjim politik arbitrar, duke devalvuar institucionet publike dhe mekanizmat e pavarur”. Më tej, Tahiri ka thënë se “Grupi Parlamentar i PDK-së, tashmë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin antikushtetues për shkarkimin e Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”. “Por ne do ta ballafaqojmë këtë pushtet, jo vetëm me këtë rast por me çdo rast e shkelje që po e ndërmerr me paramendim, në dëm të institucioneve publike e të pavarura të shtetit tonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …