Adil Behramaj thotë Gjykata Speciale e ka humbur betejën juridike kundër Hashim Thaçi, tani po provon ta njollos atë. Prokuroria e Gjykatës Speciale e ka humbur betejën juridike kundër Hashim Thaçit dhe me aktakuzën e re kinse për pengim të drejtësisë po provon t’ia lë një njollë. Ajo po përpiqet të krijojë alibi për ta arsyetuar dështimin e saj se gjoja është penguar prej dikujt që e mbajnë të mbyllur që katër vjet në paraburgim shumë larg Kosovës. Trillimeve të aktakuzës së parë iu ka ardhur fundi. Tash u duhet një episod i ri, gjithsesi i shkurtër, si tentativë për ta shpërlarë veten nga komprometimi më i madh që ia kanë bërë drejtësisë – si vlerë, si koncept e si racionalitet, duke e përdorur gjatë gjithë kësaj kohe si vegël politike në duart e tyre!
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					