Valentina Gara: Vetëm gjatë korrikut mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë

Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord: Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe rritje e ndjeshme e fluturimeve gjatë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një vit rekord gjatë 2025, duke mirëpritur mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe duke realizuar 29,962 fluturime vajtje/ardhje, një rritje e dukshme krahasuar me vitin paraprak. Sipas njoftimit zyrtar, ky zhvillim pasqyron zgjerimin e vazhdueshëm të kapaciteteve, rritjen e kërkesës për udhëtime ajrore dhe besimin në rritje të udhëtarëve ndaj shërbimeve të aeroportit kryesor të vendit. “Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe 29,962 fluturime (vajtje/ardhje), kjo tregon një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar dhe reflekton besimin e vazhdueshëm të pasagjerëve tanë. Një tjetër hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë”, thuhet në njoftim. Këto shifra e pozicionojnë Aeroportin “Adem Jashari” si një nga pikat më dinamike të trafikut ajror në rajon, duke forcuar rolin e tij si portë kryesore lidhëse e Kosovës me botën.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …