leoni

Afaristi, Shahin Dervishaj mban premtimin, ndihmon Handikosin me 21 mijë euro

Afaristi dhe ish-kandidati për deputet, Shahin Dervishaj, ka realizuar një nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore të 9 shkurtit. Ai ka ndarë një ndihmë prej 21 mijë eurosh për organizatën Handikos, që do të shpërndahet për tri vitet e ardhshme. Veprimtari human nga diaspora, i cili vepron në Gjermani, e ka cilësuar këtë kontribut si një “përqafim të sinqertë” dhe një shenjë besimi për përkrahje të vazhdueshme.

“Gjatë fushatës premtova se do të jem krah tyre – dhe sot, me zemër të plotë, e bëra hapin e parë: 21,000 euro mbështetje për tri vitet e ardhshme për Handikos.
Sot pata kënaqësinë të vizitoj organizatën Handikos në Prishtinë, një vend ku çdo ditë ndërtohet shpresë dhe dinjitet dhe riaktivizova sërish përkrahjen time për ta.
Nuk është thjesht një ndihmë financiare – është një përqafim i sinqertë, një besim që do të jemi aty, çdo vit, çdo hap, çdo sfidë.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen!🙏🏻
Falënderoj nga zemra dhe dy bizneset e tjera që bashkëkontribuan, “Asphalt Bau Topallaj”, me pronar Rrustem Topalli dhe “Universal Bau GmbH” me pronar Ekrem Nimani.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS Njoftim FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në …