Afati i dytë i Maturës: Mbi 55% e nxënësve kaluan testin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe përpunimit të rezultateve. Në këtë afat morën pjesë 4,433 kandidatë, ndërsa provimin e kaluan 2,444 prej tyre, ose 55.1 për qind e pjesëmarrësve. Rezultati mesatar i përgjithshëm ishte 43.2 pikë. Sipas lëndëve, mesatarja më e lartë u shënua në Gjuhën amtare me 49.3 pikë, pasuar nga Gjuha angleze me 44.1, lënda zgjedhore me 42.9 dhe Matematikë me 36.4 pikë. Gjatë procesit të administrimit, 18 kandidatë u larguan nga provimi për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave të përcaktuara. Ministria ka falënderuar të gjithë personat e përfshirë në organizimin dhe administrimin e provimit për kontributin në zhvillimin e procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë edhe mbrojtja ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka theksuar se prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të …