AFP: Përpjekjet e Trump për çmimin Nobel ushqehen nga dëshira për prestigj personal

Donald Trump nuk e ka fshehur kurrë fiksimin e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, një trofe që, sipas vetë presidentit amerikan, do të kurorëzonte rolin e tij në politikën globale. Megjithatë, deri më tani çmimi i ka shpëtuar. Fituesi i Nobelit për vitin 2025 do të shpallet këtë të premte, dhe si çdo vit, pritjet e Trump për t’u nominuar janë shoqëruar me zëra ironikë dhe debat në qarqet politike e mediatike. Sipas agjencisë AFP, përpjekjet e Trump për çmimin Nobel ushqehen nga dëshira për prestigj personal dhe rivaliteti i gjatë me ish-presidentin Barack Obama, i cili e fitoi çmimin në vitin 2009 — një fakt që Trump e ka përmendur vazhdimisht me mllef. Në disa raste, vetë Trump ka pranuar se është “një kandidat i pazakontë për paqen”, duke qenë se njihet më shumë për retorikën përçarëse, fushatën e ashpër kundër emigrantëve dhe marrëdhëniet e ngrohta me liderë autoritarë. Megjithatë, ai ka pretenduar se marrëveshjet e nënshkruara gjatë mandatit të tij në Lindjen e Mesme dhe në gadishullin Korean do të duhej t’i kishin siguruar atij këtë çmim prestigjioz.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti po flet si njeri i Serbisë dhe Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …