Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend

Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për vazhdimin e praktikave diskriminuese në Kuvendin e Republikës, ku shqiptarët po përjashtohen nga punësimi dhe gjuha shqipe po injorohet hapur. Nga konkursi i fundit për punësim në Kuvend, nga 23 të pranuar, vetëm 3 janë shqiptarë, duke dëshmuar një përjashtim të qartë dhe të qëllimshëm të tyre nga institucionet shtetërore. Kjo praktikë është një goditje ndaj përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, duke i kthyer shqiptarët në qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre. Për më tepër, vendimet e punësimit në Kuvend po lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke injoruar detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Ky është një akt i papranueshëm që minon parimet e barazisë dhe dërgon një mesazh të qartë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve. BDI dënon këtë qasje diskriminuese dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore si dhe zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si të huaj në vendin e tyre dhe nuk do të heshtin përballë padrejtësive të tilla flagrante.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …