Agim Bahtiri nuk i merr as 2 mijë vota në Mitrovicë

Agim Bahtiri nuk i merr as 2 mijë vota në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka arritur të marrë rreth 2 mijë vota në Mitrovicë, nga gjithsej 6184 vota të koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Sipas burimeve të KosovaPress-it, Mitrovica kandidatit për deputet nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i ka dhënë më pak se 2 mijë vota. “Kanë mbetur të numërohen edhe votat në 60 vendvotime të vogla të cilat nuk ndryshojnë shumë numrin e përgjithshëm të kandidatëve, ndërsa deri tani janë gjithsej 1993 vota për kandidatin Bahtiri”, kanë thënë burimet. Burimet më tej kanë shtuar se zgjedhjet e mbajtura tre ditë më parë kanë shkaktuar përplasje të mëdha brenda AKR-së në mes të Agim Bahtirit dhe shefit të tij Behgjet Pacollit, ndërsa si rrjedhojë pritet largimi i Bahtirit nga kjo parti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …