Agim Musliu: Serbia po përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën

Njohësi i fushës së sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se Serbia po përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën. Ai ka shkruar më tutje se kërcënimi për shpërthim të bombës në Kuvendin e Kosovës është rast i një fushate të vazhdueshme të luftës hibride që Serbia ushtron ndaj Kosovës përmes kërcënimeve dhe mbështetjes së strukturave kriminale. “Ky rast është pjesë e një fushate të vazhdueshme të luftës hibride që Serbia ushtron ndaj Kosovës përmes kërcënimeve dhe mbështetjes së strukturave kriminale. Operatori MTS, që funksionon në Kosovë në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja, ka detyrimin ligjor që t’i bartë të dhënat e kërkuara institucioneve të sigurisë së Kosovës, por në praktikë ka refuzuar bashkëpunimin. Në këtë situatë, është e nevojshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa konkrete, të rivlerësojnë zbatimin e marrëveshjes për telekomunikim dhe të sigurojnë që çdo operator të veprojë në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës” ka porositur eksperti, Agim Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Nuk votoj për shpërndarje të Kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të voton …