leoni

Agim Shahini: Për tollovinë në Merdare fajet Serbia, në Bllacë fajet Maqedonia por në Aeroport kush i ka fajet

Agim Shahini: Për tollovinë në Merdare fajet Serbia, në Bllacë fajet Maqedonia por në Aeroport kush i ka fajet?!

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini përmes një shkrimi në rrjetin e tij social ka shprehur shqetësimin e tij për grumbullimin e shumtë të qytetarëve në Aeroportin e Prishtinës. “Sot 1001 zhgënjime 10001 sharje 100001 djers të shkarkuar nga diaspora. Pamjet e sotme në aeroportin “Adem Jashari” i në Prishtinë dukej sikur një diskoteka e hapur në plazhe të viteve të 80-ta a po sikur porti i Durrësit i viteve ‘97 kur fluksi për të ikë ishte po kështu i pa organizuar sa që kjo pamje na e kthen kohen në mendje. 1001 zhgënjime 10001 sharje 100001 djersë të shkarkuara në këtë vend të pritjeve dhe vonesave të gjata të diasporës tonë që po lejnë qindra miliona euro në vendin tonë, kjo është pa përgjegjësi e madhe e aeroportit dhe organeve mbikëqyrëse të institucioneve tona. Në Merdarë fajet Serbia, në Bllacë fajet Maqedonia e në Aeroport kush? A e meriton diaspora e jonë këtë trajtim!?”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …