Ismet Sylejmani: ALI AHMETI ISHTE KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS, JE GABIM MEHMET KRAJA

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Mehmet Kraja, ka dalë me një dokument analizë zyrtare në emër të institucionit të lartë shkencor që e drejton!

Zoti Kraja në këtë Analizën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në mes të shumë pasaktësive, gabimeve dhe lëshimeve, ka goditur paturpësisht edhe Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmetin!

Nga ajo që është e shkruar e zezë në të  bardhë, në Analizën në fjalë, del se Akademik Kraja, nuk e dinë saktë qëndrimin e Ali Ahmetit rreth ndarjes së Kosovës!

Ne i themi  Kryatarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me sa vijon:

Kur ndërkombëtarët  i kanë shkuar Ali Ahmetit  në kabinetin e Tij në Selinë e BDI-së në Tetovë, dhe ia kanë shpalosur hartat dhe e kanë njoftuar mbi mundësinë e ndarjes së Veriut të Kosovës dhe bashkimin e një pjesë të Luginës së Preshevës, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, përpos kundërshtimit, u është përgjigjur në mes tjerash, edhe kështu?

“…Nese ju e keni vendosur ta bëni këtë ndarje, unë nuk mund të ju ndaloj, sepse jam i pafuqishëm,  por deklaroj me përgjegjësi absolute, se nuk mund të ndalet kjo tendencë, e cila do të shpërthejë edhe në Maqedoni…”!

Në funksion të këtij realiteti faktik, ju zoti Kraja, ose jeni të painformuar ose jeni tendencioz e armiqsëor!

Si duket, i ke të gjitha në një!

Katastrofë e për faqe të zëzë!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 22 Dhjetor 2022!

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …