Veteranet

Agjencia e Statistikave të Kosovës: 28.207 veteranë të UÇK-së morën pension në vitin 2016

Sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës, publikimi i statistikave të Mirëqenies Sociale 2016 ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemën e pensioneve bazike të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, të pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj. “Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale në vitin 2016 kanë përfituar 26 302 familje me gjithsej 107 575 anëtarë. Kështu, numri i përfituesve nga pensionet bazike të moshës ishte 120 017; numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës ishte 41 315; dhe numri i përfituesve nga skema për pensionet për personat me aftësi të kufizuara ishte 19 883. Ndërsa, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara ishte 2 737”, është thënë në njoftimin e ASK-së. Ndërsa, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishte 12 680; numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 28 207; numri i përfituesve nga pensionet e Trepçës ishte 3 412; numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishte 932; nga skema e pensioneve për Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përfituar gjithsej 218 pensionistë; nga skema për personat e verbër kanë përfituar gjithsej 3 627 persona; ndërsa, numri i fëmijëve të braktisur gjatë vitit 2016 ishte 41

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …