Fillojnë punimet në projektin e ndërtimit të trotuarit për këmbësor në Lagjen Dushkajë dhe ndriçimi publik në disa lagje të qytetit në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, kryesoi takimin e mëngjesit në të cilin takim u njoftua për punët ekzekutive të javës së kaluar, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari i komunës Remzi Elezi.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani tha se javën që lamë pas kanë filluar punimet në projektin “ndërtimi i trotuarit për këmbësor në Lagjen Dushkajë dhe ndriçimi publik në disa lagje të qytetit”. Drejtori Osmani po ashtu njoftoi se janë duke u kompletuar procedurat e nevojshme për fillimin e punimeve në disa rrugë lokale. Sipas Drejtorit Osmani edhe javën që lamë ka vazhduar pastrimi i qytetit dhe disa rrugëve, parqet etj, si dhe është bërë shtrimi me zhavorr i disa pjesëve të rrugëve, ndërsa është bërë rehabilitimi i disa gropave me shtresë asfalti në zonën urbane.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Zylfi Koxha tha se drejtoria e bujqësisë ka vazhduar me pranimin e aplikacioneve për subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë si dhe për pranimin e aplikacioneve për mjedra dhe sistemin pikë- pike të ujitjes. Nga ana tjetër Drejtori për ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi njoftoi se ka vazhduar procesi i rianketimit të pronave për vitin 2017. Sipas planit të rianketimit për vitin 2017, nga gjithsej 2949 perona që duhet të rianketohen, deri më tani janë rianketuar 573 prona, të cilat janë në zonën urbane të qytetit. Nga gjithsej rianketimi i deritashëm regjistrime të reja janë 143 prona ndërsa verifikime janë 403 prona.

Në takim raportoi edhe Drejtori për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Ukshin Çallaku, i cili njoftoi se edhe javën që lamë pas ka vazhduar projekti për vendosjen e numrave nëpër shtëpi si dhe janë iniciuar proceduar për projektin e hartës zonale të Kaçanikut. Ndërkohë Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka tha se në koordinim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg është diskutuar mirëmbajtja një vjeçare të QKMF-së. Drejtoresha Reka po ashtu njoftoi se Nermin Reshat Osmani nga Hani i Elezit javë më parë ka dhuruar rroba speciale për 7 vozitësit në kuadër të QKMF-së në Kaçanik. Nga ana tjetër Drejtori i Administratës Komunale Burim Çaka tha se zyrat e gjendjes civile kanë kryer të gjitha obligimet ndaj qytetarëve si pajisjen me certifikata dhe dokumente të ndryshme.

Në takim prezantoi edhe Shefket Koxha menaxher i zyrës së prokurimit i cili njoftoi për inicimin e procedurave të prokurimit për fillimin e shumë projekteve kapitale në kuadër të Komunës së Kaçanikut, ndërsa Hidajete Guri-Menaxhere e Personelit njoftoi për procedurat e rekrutimit që janë duke u zhvilluar në kuadër të disa drejtorive komunale si dhe për çështje të përgjithshme të personelit komunal në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …