Kryeministri Mustafa: “Pestova” ka depërtuar edhe jashtë tregut evropian

Kryeministri Mustafa: “Pestova” ka depërtuar edhe jashtë tregut evropian

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa se bashku me zëvendësin e tij Ramiz Kelmendin dhe ministrin e Financave e vizitoi sot kompaninë ‘Pestova’ në Vushtrri. “ Është një firmë e cila po luan një rol të rëndësishëm në bashkëpunim me prodhuesit privat, sepse llogaritet që janë rreth 2 mijë punëtorë që janë të lidhur me këtë veprimtari dhe përmes ‘Pestovës’ organizojnë veprimtarinë e tyre”, tha Mustafa.   Gjithashtu kryeministri theksoi se ‘Pestova’ është një kompani e cila ka arritur ta kapërcej 50 përqindëshin e eksportit të prodhimeve të veta në tregje shumë të rëndësishme regjionale, evropiane dhe jashtë tregut evropian dhe se  kjo kompani është tatimpaguese e rregullt e kontribuuese shumë e rëndësishme e buxhetit të Kosovës. Ndërsa pronari i Kompanisë Pestova, Bedri Kosumi, tha se po presin që me pakon fiskale 2  disa lëndë të para që nuk mund të prodhohen në Kosovë të hiqen nga taksat. “ Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër vetëm të jemi të barabartë me prodhuesit në rajon dhe më gjerë. Duke iu falënderuar pakos 1 fiskale kompania ‘Pestova’ ka 2 tregje të reja në BE sepse janë dy faktorë, njëri është faktori kualitet dhe çmim dhe në lehtësirat që i kemi marrë nga Qeveria me pakon 1 kemi pasur mundësi ta ulim çmimin, pra aq sa është konkurrues dhe tash jemi prezent në tregun e BE-së, në rajon dhe në tregun e tretë në Irak”, tha Kosumi.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …