Të premten është mbajtë mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040  dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi Jashar Dobraj, është mbajtë mbledhja e III-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit,

Për  këtë mbledhje ishte propozu ky rend dite :

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.24.02.2017 dhe Marrja e Vendimit për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,652.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016,

– Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt. 24.02.2017 dhe Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017,

– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Transfer/ Rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë Mallra dhe Shërbime,

– Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,

– Shqyrtimi i kërkesës së Ekzekutivit dhe marrja e vendimit për marrjen e kredive të buta për ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në tërë territorin e Komunës së Deçanit nga bankat e shteteve që kanë marrëveshje me shtetin e Kosovës (Austrinë etj.),

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Statutit të QKMF-së,

– Plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores për bashkëpunim me fshatrat,

– Plotësimi dhe ndryshimi i rregullores  Për punën e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike si dhe

– Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar  është vazhduar më pikat e rendit të ditës.

Ani pse kjo pikë e rendit të ditës ishte votuar edhe në mbledhjen e kaluar për një mos barazim në thesar është dashtë që të diskutohet sërish në Asamblenë komunale.

Arsyeshmërin për këtë pikë e dha drejtoresha për Bugjet dhe  Finanaca znj.Syzana Mustafaj.

Më shumicë votash më 5 abstenime dhe 3 vota kundër kjo pikë e rendit të ditës kalon, për të vazhduar më pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më Shfuqizimin e Vendimit të Kuvendit i dt.24.02.2017 dhe Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017.

Në këtë pikë të rendit të ditës është bërë një ndryshim tek planifikimi ku me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së që të mbahet festivali tradicional ,,Eshkë e Ndezur Mbi Shkëlzen’’ janë nda mjete në vlerë prej 5 mijë €.

Edhe kjo pikë e rendit të ditës është miratuar me shumicë votash.

Pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë Mallra dhe Shërbime, pas dhënies së arsyeshmërisë nga zyrtari financiar i QKMF-së  edhe kjo pikë e rendit të ditës është votuar nga asambleistët.

Është vazhdu më pikat e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,

Pas dhënies së arsyeshmërisë nga drejtori i Administratës Bashkim Ramosaj, se kjo rregullore është nënshtruar dhe është diskutua më këshillat e fshatrave, dhe me propozimin e Asamblistëve që ulja e tarifave të behet nga maksimalja në minimale është votuar nga asamblistët kjo pikë e rëndit të ditës.

Pika e 6-të e rendit të ditës është diskutua nga të gjitha grupet parlamentare që përbejnë asamblenë komunale në Deçan por njëkohësisht ka marrë edhe votat e shumicës së tyre.

Pika e 7-të e rendit të ditës  lidhur më Shqyrtimin dhe aprovimin e Statutit të QKMF-së, edhe kjo pikë pas dhënies së arsyeshmërisë nga drejtori i QKMF-së, Selmon Berisha është votuar në parim për të ju nënshtruar diskutimeve publike.

Po ashtu me shumicë votash janë aprovua edhe  pika e 8-të dhe  9-të e rendit të ditës.

Një sere temash janë diskutua edhe në pikën të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …