Agjencia Kundër Korrupsionit organizon sot hapjen e punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon sot hapjen e punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon hapjen e punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit e cila do te mbahet sot në Prishtinë. Në Konferencën dyditore marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia, përfaqësues nga organizatat të specializuara ndërqeveritare në nivel rajonal dhe më gjerë (UNDOC, OECD, UNDP), ekspertë ndërkombëtarë nga sfera e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore për rend dhe ligj, dhe të organizatave të shoqërisë civile. Në hapjen e punimeve të Konferencës do të marrin pjesë drejtues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të korpusit diplomatik në Kosovë. Konferenca Rajonale Kundër Korrupsionit është e para këtij formati që organizohet në Kosovë dhe synon që të bëhet tradicionale përmes miratimit të një Deklarate të Përbashkët në përmbyllje të punimeve. Konferenca ka për qëllim që të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit rajonal në Europën Juglindore përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …