Agjencia TIKA shpërndan 130 pako ushqimore dhe 70 pako higjienike për familjet në nevojë

Solidariteti i bizneseve, individëve vullnetmirë, organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare ka qenë gjatë gjithë pandemisë mbresëlënës dhe për t’u çmuar lartë. I tillë është edhe bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim “TIKA”, që së fundi ka vendosur të ndihmoj familjet në nevojë në Kosovë me 600 pako ushqimore në gjithë vendin, gjersa në Ferizaj janë planifikuar të ndahen 130 pako ushqimore dhe 70 higjienike. Për të pranuar këtë donacion dhe për të bërë shpërndarjen e pakove ushqimore në Ferizaj doli nënkryetari i Komunës së Ferizajt Arton Gavazi dhe drejtorja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Abetare Kurti Maliqi, ku pritën koordinatorin e TIKA-së për Kosovë, Cihan Dinçer dhe zyrtarë të tjerë të TIKA-s. Në fjalën e tyre, nënkryetari Gavazi dhe drejtorja Kurti Maliqi falënderuan Agjencinë TIKA për solidaritetin, vullnetin që të ndihmojnë familjet në nevojë në Ferizaj, veçanërisht në dy rrethana aktuale e që është Muaji i Shenjtë i Ramazanit dhe pandemia COVID-19. Koordinatori i TIKA-së për Kosovë, Cihan Dinçer tha se kjo mbështetje po realizohet në gjithë Kosovën, e ndër to është edhe Komuna e Ferizajt ku është planifikuar shpërndarja e këtyre pakove ushqimore e higjienike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …