leoni

Agjenda e aktiviteteve kushtuar Ditës së Martirëve dhe 17 vjetorit të Masakrës së Izbicës

Komuna e Skenderajt në kuadër të shënimit të Ditës së Martirëve të Komunës së Skenderajt mban aktivitetet përkujtimore dhe kulturore sipas kësaj Axhende:

Më 25 Mars 2016

  • Ora 12:00, Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj

Më 28 Mars 2016

  • Ora 11:00, Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë
  • Ora 12:00, Tubim Përkujtimor në Izbicë, kushtuar Ditës së Martirëve dhe 17 vjetorit të Masakrës së Izbicës

Tubimi përkujtimor në Izbicë si tradicionalisht organizohet nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me familjarët e të rënëve dhe martirëve dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kuadër të shënimit të Ditës së Martirëve.

Masakra e Izbicës është masakra më e tmerrshme dhe më çnjerëzore që kanë bërë forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë dhe u masakruan rreth 150 shqiptarë nga Drenica dhe viset tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …