Agjenda e aktiviteteve në komunën e Rahovecit për shënimin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

Këshilli Organizues për shënimin e dymbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i themeluar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me vendim Nr. 02/238/2020 më datë: 23/01/2020, ka finalizuar këtë: Agjendë të aktiviteteve për shënimin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit ka mbajtur këto aktivitete: Turnir në futboll të vogël dhe gara në futboll të vogël me nxënësit e shkollave fillore (fëmijët e lindur në ditën e pavarësisë).

Më datë: 14 shkurt 2020

Ora- 14:00 – Tryezë diskutimi me Historian (Biblioteka komunale “Sulejman Krasniqi”)

Më datë: 17 shkurt 2020

Ora 08:00 – Pritja e mysafirëve nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi-(në Zyrën e Kryetarit)

Ora 09:00 – Homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Komunës së Rahovecit.

Ora 12:00 – Seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”- (Salla e Kuvendit Komunal)

Ora 13:00 – Programi qendror festiv- (Qendra e Kulturës ‘’Mensur Zyberaj’’, Rahovec)

Ora 16:00- Finalja e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit- (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec)

Ora 18:00 – Finalja e turnirit në futboll- (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec).

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet marrëveshja për grantin e performancës

Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit …