Agron Gjekmarkaj: Ndarja mes PD-së së madhe dhe PD-së së vogël do të jetë vetëvrasja e madhe që do të na çojë drejt asgjësimit

Agron Gjekmarkaj: Ndarja mes PD-së së madhe dhe PD-së së vogël do të jetë vetëvrasja e madhe që do të na çojë drejt asgjësimit

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ka folur për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i partisë dhe kërkesën e Gazment Bardhit për të thirrur Këshillin Kombëtar. Gjekmarkaj shprehet se nuk është momenti i duhur. Si mund të thërrasësh një forum që nuk e ke, pyet deputeti. “Kjo ka stopuar masën. Ka defaktorizuar popullin opozitar. Ka mungesë forumesh, ka mungesë njerëzish. Kjo parti praktikisht për momentin nuk duhet të bëjë asgjë. Kjo është këshilla më e dobishme. Kam parë deklaratat e para, më janë dukur bunkerizuese, të mbyllesh dhe të kërkosh fajtorin. Duhet gjetur zgjidhja për t’u ringritur, thotë demokrati dhe  shton se pjesë e zgjidhjes nuk duhet të jetë kurrsesi Sali Berisha apo Lulzim Basha. “Çështja është si do të ringrihemi. Ndarja mes PD-së së madhe dhe PD-së së  vogël do të jetë vetëvrasja e madhe që do të na çojë drejt asgjësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …