Ylli Mece

YLLI MEÇE” KUSH JA JEP TË DREJTËN MIÇOTAQIT TË FUTET NË PUNËT E BRENDSHME TË SHQIPËRISË ?

(Për dijeni ambasadores së”Megalli idhesë” greke, në Shqipëri)

Një ndër parimet kryesore te marrdhënieve midis shteteve e sidomos ato që kufizohen bashkërisht është e ngelet përherë bashkë ekzistenca paqësore dhe fqinjësia e mirë me njeri tjetrin, ndihma e sinqertë e vëllazërore në raste fatkeqësish, pa ndërhyrë aspak në punët e brendshme të njeri tjetrit.

Fatkeqësisht dhe për ironi të këtij parimi, historikisht vendet fqinje me Shqipërinë, qysh pas  Kongresit të Berlinit 1878, ato të Londrës 1913 dhe 1915 e deri më sot, bënë që shtetet fqinje e sidomos Italia, Serbia, Greqia të vuanin nga helmi i “jargëve të shovinizmit”. Serbia dhe sot e kësaj dite çjerr faqet për humbjen e “nasha Kosovo”, teksa vorio- epiriotët janë ringjallur si kurrë ndonjë here që mbas mësimit që morën në provokacionet e gushtit të 1949-tës.

Këtë shovinizëm me një arrogancë të pa pranueshme e dëshmoi dhe qëndrimi i K/Ministrit grek Q. Miçotaqit, lidhur me arrestimin e kandidatit “MEGA”-s, F. Bejleri i cili u kap në flagrancë me prova të dukshme e të pa kundërshtueshme.( Çuditërisht kjo si një sigël e hapur dhe me përputhshmëri të plotë me “Mega-idhenë” e qarqeve shoviniste ultra reaksionare greke), nga ku Miçotaqi në një formë ultimative deklaroi: Lirojeni sa më parë Fredin! Madje ai shkoi dhe më larg, duke informuar për këtë ndodhi dhe Këshillin e Evropës. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, me një megallomani të hapur kërcënonte Shqipërinë se nëse nuk e lironi Greqia do ja mbyllë portën Shqipërisë për në BE.

E kujt i plasi o qirjes Micotaqi se nuk na pranuan në Evropë?

Shqiptarëve nuk u prishet shumë gjiza se na futin apo nuk na futin në Evropë, sepse qëllimet e tua dhe lakmitë për ”Vorio- epirin” ju i kini tashmë trashëgimi ultra nacionalizmi nga prindërit dhe gjyshërit tuaj duke filluar Eleuterios Venizeollos si themeluesi i teorisë mostër të “megalli idhesë”e që Sofokliu donte ta realizonte me çdo kusht.

Ishin pikërisht gjyshërit tuaj ata të cilët historikisht qysh më 1946 kërkonin në Konferencën e Paqes Korçën dhe Gjirokastrën. Mos vallë ju të sotmit kini ndryshuar? Aspak! Kurrë e për asnjë moment nuk do më lejohej që të ve shenjën e barazimit të ëndrrave tuaja të çmendura “vorio-epiriote” me pulsin e vërtetë paqedashës e demokratik të popullit vëlla grek. Në situatat nga më të vështirat përherë historikisht popujt tanë i kanë dashur të mirën njeri tjetrit sepse ty dy kanë prej ardhje të lashtë ilirësh dhe këto i dëshmon historia, sikurse dëshmon dhe për idetë e mbrapshta, qëllimet dhe veprimet e qarqeve te egra e shoviniste të Greqisë ndaj vendit tonë.

Të mos ketë dijeni Miçotaqi se kush është Fred Bejleri i cili është akuzuar 2 herë për masakrën e Peshkëpisë më 1994 dhe atë të Longos një vit më vonë me 1995? Si shpjegohet që e njëjta bande e ashtuquajtur “Pirrua i parë” me të njëjtin personel dhe armatim vjen dy herë nga Greqia dhe sulmon në jug të Shqipërisë pikërisht atë zonë që Greqia e quan “Vorio epir” dhe në të dy rastet gjendet si anëtar bande F. Bejleri? Nëse ai është filmuar me parullat anti shqiptare me prishjen e simboleve dhe me djegien e flamurit shqiptar qoftë dhe sikur të ketë qenë prezent, soditës apo brohoritës i ngazëllyer nga kënaqësia ai dhe në këtë rast e ka merituar dhe e meriton dënimin.

Thuhet për të, se është dënuar me 3 vite burg, por që nuk i ka kryer?! Epoooo..paska hak Fredi që livadhis si i do qefi, ka hak dhe i biri i Fredit i cili i bën thirrje Miçotaqit antishqiptar :“ Ella qirjes Micotaqi e futu sto Himara për të na mbrojtur” ! Faji nuk qenka dhe aq shumë i grekëve sepse ata e kanë dhe në proverb ku thonë se : I zoti i shtëpisë nuk ka pse ankohet për fqinjin e tij, kur e di se ai e mban të fshehur sopatën mbrapa”. Si është e mundur që KQZ-ja e lejon kandidimin e tij për kryetar Bashkie një person me dosje voluminoze kriminale e anti-shqiptare?!

I Gjithë Komisioni i cili është marrë me verifikimin e dokumentacionit është përgjegjës, sepse e kanë lejuar qëllimisht, teksa me bujë të madhe, po ata na informojnë se kanë hequr nga lista një personi që këtu e 19 vjet më parë është dëbuar nga Italia(çfare zbulimi të madh !!). Mire kanë vepruar, por mos vallë veprimet e anëtarit të bandës “MAV”ekstremistit paramilitar “vorio epiriot”që ka lyer duart me gjak shqiptaresh jo që nuk na qenkan vepra kriminale por ai rezulton figurë e pastër ?!.

Ai kurrë sesi nuk mund të përfaqësojë shqiptarët greqisht folës të Himarës shqiptare. Me këtë rast i deklarojmë z. Miçotaqi të mos futë hundët në punët e Shqipërisë sepse Himara nuk është as tokë greke dhe po ashtu popullata e saj dhe pse një pjesë janë greqisht folës, ata nuk janë grekë por shqiptarë të helenizuar në rrethana të caktuara historike dhe pse ju mundoheni ti helenizoni me passaporta dhe nenshetesi greke. Këtë e dëshmon historia me të dhënat e saj të cilat janë e ngelen fakte të pa kundërshtueshme. Ndërhyrja në punët e brendshme të Shqipërisë për këtë çështje e sidomos në mbrojtje të Bejlerit e kompromenton rëndë K/Ministrin grek, sepse në fund të fundit e gjithë maskarada e Peshkëpisë, është një vepër e kurdisur nga toka greke, nga forcat e errëta vorio epiriote e ato MAVtë cilat nëse merren nën mbrojtje do të thotë se aty është implikuar rëndë dhe zbulimi grek, pse jo ka mundësi të ketë pat dijeni dhe Qeveria greke dhe nga veprimet e tyre, unë mendoj se ata ka qene ne dijeni. Logjika e bazuar në faktet kokëforta e të pakontestueshme të çon në përfundimin se dhe ne vitin 1997pra 3 vjet mbas masakrës ishte po kjo Greqi që grumbulloi divizionet ne Veri të saj( që përkojnë me kufijtë tanë jugore) për të zhvilluar stërvitje komando shtabi me tematike “ Veprimet e komandës dhe shtabit të divizionit te këmbësorisë për kapjen e Vorio- epirit. Kështu që është plotësisht e vërtetueshme se shteti helen ka pat dijeni të plotë për këtë aksion të bandave terroriste të “Frontit për çlirimin e Vorio- epirit” e që në qendër të tyre na del Beleri i cili ka në krah jo një figurë dosido, por pikërisht K/Ministrin grek. Aq i pa pjekur është treguar Miçotaqi saqë paraqitja e tij së bashku me Bejlerin e vendos atë në krye të “megalli idhesë” duke e kompromentuar tepër rëndë jo vetëm si frymëzues të saj por dhe si prishës dhe minues të miqësisë midis dy popujve tanë. Madje me një megallomani të shfrenuar ai hiqet dhe “zot i Shqipërisë”.

 I themi qirje Miçotaqit, se dhe ne kemi popullsi shqiptare në Greqi me toka dhe autoktonë në shekuj që janë disa mijëra e mijëra, paçka se ju historikisht ndaj tyre kini ndjekur një politikë të egër shkombëtarizimi, që u kini mohuar gjuhën doket zakonet shkollat flamurin i kini përzënë me dhunë nga tokat e tyre vetëm e vetëm që toka shqiptare e Artës dhe Janinës të helenizoheshin. E kam të drejtën t’ju drejtohem z.K/Ministër po ju u kini dhënë të drejtën e gjuhës së mësuar në shkolla shqiptarëve të Çamërisë dhe të drejtën e ngritjes dhe mbajtjes së flamurit shqiptar në fshatrat e tyre sikur e ngrini ju në zonat minoritare… dhe Himarën shqiptare?

Veçse ju qirjes Miçotaqi nuk jini dhe shumë fajtor, nëse thikën e urrejtjes nacionale e mbani ndër dhëmbë se fundja kjo është natyrë e ultrashovinizmit vorioepiriot. Fajtorë jemi ne qe jemi qorra e nuk ju shikojmë fajtorë jemi ne qe vini na vrisni e ne ju falim, fajtorë jemi ne qe vini e mbani fjalime ultra nacionaliste e që rrimë e ju dëgjojmë, fajtorë jemi ne që ju falim dhe një pjesë deti që ju ta kini Himarën ballë për ballë. Aspak nuk do të ishte çudi që madje dhe mund të pritet që një ditë ju të kërkoni dhe Sazanin, sepse ai dikur para viteve 1913 administrohej nga Greqia. Fajtorë jemi ne dhe “kokat e mëdha” që mendojnë për “Ballkanin e hapur” teksa ju doni të na rrëmbeni Himarën duke e quajtur greke.

Jooo qirjes jo ! Mblidhe mendjen sot e mot. Himara as ka patur dhe as nuk ka qoftë dhe 1 cm2 tokë greke. Ajo është e do të ngelet shqiptare në jetë të jetëve dhe i porositni ata të Ministrisë tuaj të jashtme, të mos e angazhojnë shumë ambasadoren në kësi rastesh sepse me ose pa dashje u vendos “dinamit” urave të miqësisë midis popujve.

Meditim post elektoral…Po me Bejlerin çdo bëhet? Atë ose do e nxjerrin të pa fajshëm duke i dhënë mandatin nga frika e Miçotaqit që na kërcënon jashtë derës evropiane …ose duhet ta lenë në burg, por jo për shitblerje votash. Për shitblerje votash kurrë sesi jo, sepse të paret që duhen çuan në burg janë kryetaret tanë të partive. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë për vepra penale të terrorizmit, spiunazhit, nxitjes së urrejtjesnacionale në dëm të interesave kombëtare. Por gjasat janë të tilla që ai përsëri do lihet përsëri i lirë sepse çështja “Bejleri” tashmë nga karakter nacional…..po behet internacional !Tashmë Rama le të mbledhë grupin himarojot( ata të” vorio epirit”)  e tja marrë kenges : Qirjakua e do Himaren…Qi… or Qirajko/ Dhe Bejler efendikonë, or qirjako, Miçotaqi

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …