Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e 49 martirëve të lirisë në fshatin Klladernicë të Drenicës

Agron Kajtazi: 19 vjet nga rënia heroike e 49 martirëve të lirisë në fshatin Klladernicë të Drenicës

Sot bëhen 19 vjet  nga rënia heroike e 49 martirëve të lirisë në fshatin Klladernicë të Drenicës, ku forcat kriminale serbe vranë  fëmijë, burra, gra e pleq. Fëmijë të vegjël, nxënës të shkollave, mësues e njerëz të dijes. U vra edhe Haxhi Beka, një nga mësuesit më të vjetër të shkollës në Klladernicë. Baba, mësues dhe njeri fisnik. Familje e madhe, e ndershme dhe atdhetare.

Edhe sot, ku në përkujtim të të rënëve, fshatarët, bashkohen si në ditën e vdekjes heroike të tyre, mblidhet i gjithë fshati, miqësia dhe udhëheqësit e shtetit e të komunës, për ta ndarë dhimbjen me familjet e të vrarëve dhe për ti uruar për ditën e përvjetorit. Uratat dhe përshëndetjet vijnë  nga çdo anë, ato vijnë në përkujtim, me dhimbje dhe me krenari gjithashtu. Dyert e familjareve të të vrarëve i gjen të hapura si në ditën e varrimit edhe sot, edhe dje por edhe nesër.

Kështu ishte sot edhe pritja në familjen e Gani Bekes. Djali i madh i mësuesit Haxhi Beka, i Nënës Salë dhe vëllai i motrës Shpresa Beka të cilët i  vranë  në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyert i mbeten të hapura për t’i prit e përcjellë të gjithë ata qe vijnë në ngushëllim, urim dhe gëzim. Një familje qe dha shumë, edhe jetë edhe mund edhe pritja e përcjellja e tyre qe nuk kanë fund. Lavdi gjithë të rënëve në luftë për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …