Arben Duka

Arben Duka: I vunë kësaj rruge, kur do ta mbaronin, një emër të madh, vjedhjen ta mbulonin!

I vunë kësaj rruge,
kur do ta mbaronin,
një emër të madh,
vjedhjen të mbulonin!

Plot i mbushi thasët,
e dy maskarenjve,
me miliarda lekë,
të ne fukarenjve!

Hidhej edhe pirdhej,
Sala si i marrë,
një kosto e tillë,
gjëkundi s’ish parë!

Dhe kjo kosto quhet,
si fenomenale,
dhjetë herë më shumë,
se kosto reale!

Dhjetë herë më shumë,
se kosto reale,
ndaj edhe kjo vjedhje,
quhet kolosale!

Një borxh të pashembullt,
qelbashët na lanë,
aty do paguajnë,
dhe fëmijët tanë!

Aty do paguajnë,
radhë gjithë brezat,
saqë mund të shkojë,
tek nipat dhe mbesat!

Duhet bërë patjetër,
pakëz drejtësi,
se vjedhja e madhe,
është përjetë aty!

Se është monstruoze,
s’mund të ndodhi kurrë,
nuk shuhen miliarda,
me “një procedurë”!

Duhet të ridalë,
dosja nga kulisat,
dhe përpara Kombit,
të përgjigjen pisat!.

Qé marrin në gojë,
ende gjithë dynjanë,
edhe pse për vete,
kanë bërë hatanë!

Dy miliardë euro,
për pak kilometra,
dhe ato janë bërë,
ndënë parametra!

Rruga -si kuçedër,
do çdo ditë të hajë,
po merhumi shtet,
s’ka këllqe ta mbajë!

Edhe taksa “Majko”,
s’dihet ku ka shkuar,
do na duhet prapë,
ne për ta paguar!

Po për këtë taksë,
meqë erdhi fjala,
mos e hapin buçen,
Luli edhe Sala!

Por unë e mendoj,
taksën si gabim,
se nga ne u bë,
ai investim!

Dhe mund të rëndonte,
prapë mbi xhepin tonë,
nëse do qe bërë,
me një konçension!

Rruga nuk është sosur,
do të hajë akoma,
po një barrë e rëndë,
është për supet tona!

Rama ta kopsisë,
mirë muhabetin,
se veç nga kjo taksë,
mund të lërë pushtetin!

(Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …