Brickos

Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e 49 martirëve të lirisë në fshatin Klladernicë të Drenicës

Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e 49 martirëve të lirisë në fshatin Klladernicë të Drenicës

Sot bëhen 19 vjet  nga rënja heroike e 49 martirëve të lirisë në fshatin Klladernicë të Drenicës, ku forcat kriminale serbe vranë  fëmijë, burra, gra e pleq. Fëmijë të vegjël, nxënës të shkollave, mësues e njerëz të dijes. U vra edhe Haxhi Beka, një nga mesuesit më të vjetër të shkollës në Klladernicë. Baba, mesues dhe njeri fisnik. Familje e madhe, e ndershme dhe Atëdhetare. Edhe sot, ku në përkujtim të të rënëve, fshataret, bashkohen si në ditën e vdekjes heroike të tyre, mbëlidhet i gjithë fshati, miqesia dhe udheheqesit e shtetit e të komunes, per ta ndarë dhimbjen me familjet e të vrarëve dhe për ti uruar për ditën e përvjetorit. Uratat dhe përshendetjet vin nga qdo anë, vin në përkujtim, vin me dhimbje dhe me krenari gjithashtu. Dyert e familjareve të të vrarëve i gjen të hapura si në ditën e varrimit edhe sot, edhe dje por edhe neser. Kështu ishte sot edhe pritja në familjen e Gani Bekes. Djali i madh i Mesuesit Haxhi Beka, i Nënës Salë dhe vëllau i motres Shpresa Bekes të cilët u vran në oborrin e shtepis së vet. Dyert i mbeten të hapura për ti prit e percjellë të gjithë ata qe vin në ngushllim, urim dhe gëzim. Nje familje qe dha shumë, edhe jetë edhe mund edhe pritja e përcjellja e tyre qe s’kanë fund. Lavdi gjithë të rënëve në luftë për liri. (Agron Kajtazi).

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …