Ahmet Ismaili është zgjedhur guvernator i ri i Bankës Qendrore të Kosovës

Ahmet Ismaili është zgjedhur guvernator i ri i Bankës Qendrore të Kosovës

Me 56 vota nga deputetët e pranishëm në sallë, Ahmet Ismaili është zgjedhur guvernator i BQK-së. Ismaili si kundërkandidat e pati Lulzim Ismajlin, i cili mori vetëm 4 vota. Këta dy emra morën mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 150-të të ekzekutivit. Sipas njoftimit të Qeverisë, ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilin ka miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim lidhur me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”. “Me vendimin e miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza nderon studentët e protestave të vitit 1981: U ngritën për liri dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat studentore të vitit 1981 …