Ahmet Isufi: Gjithë ata që janë rreshtuar në UÇK kanë pas uniformë, Albin Kurtin kurrë se kam parë të tillë

Ahmet Isufi: Bastoret, lojërat e fatit edhe kazinot, janë të kohës sate e të tjerëve e para teje Avdullah Hoti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Alenacës për Ardhmërin e Kosovës, Ahmet Isufi i është kundërpërgjigj, Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me vendimin e rezolutës për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit. Përmes një shkrimi, Isufi i ka thënë Hotit se para se të akuzosh të tjerët duhet ta akuzosh vetën. “Edhe bastoret, edhe lojërat e fatit e edhe kazinot, janë të kohës sate e të tjerëve e para teje Avdullah Hoti, prandaj mos akuzo të tjerët, para se ta akuzosh veten. Zotëri deputet meqë paske qenë kaq i shqetësuar për kazinot, pse nuk i hyre procedures së ndalimit të tyre, sa ishe vetë në pushtet”, ka shkruar Isufi. Tutje ai deklaratat e Hotit i ka quajtur hipokrizi. “Kjo që thuani sot, më së paku është hipokrizi! Qeveria Haradinaj, pa të prit ty hiç e ka gati projektligjin për pezullimin e kazinove dhe ai qysh në mbledhjen e radhës do të miratohet në Qeveri! Deklaratat tuaja janë tepër të vonshme”, ka përfunduar Isufi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …