Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Mbulesa me shami e femrave në islam nuk është farz, nuk është njëra prej sharteve të Islamit as të Imanit

Mbulesa  e kokës me shami e femrave në islam nuk është kusht fondamental, nuk është farz, nuk është njëra prej pesë sharteve të Islamit as gjashtë  sharteve të Imanit. Dihet cilat janë “shartet” fondamentet që përbëjnë shtyllat e një feje.  Mbulesa me shami është traditë e hershme e popujve, jo vetëm të Azisë por e të gjithë popujve të botës.  Deri vonë të gjitha gratë e krishtera  të popujve ballkanikë e më gjerë por edhe të fesë katolike i kanë bartur shamitë në kokë. Shamitë dhe veshjet e tyre karakteristike i praktikojnë edhe murgeshat kudo në botë.

Fushata  për bartjen e shamisë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Kosovë ka qenë dhe po mbetet “mollë sherri” mes shqiptarëve me shumicë të besimit islam dhe pjesëtarëve pakicë të feve të tjera si dhe e ateistëve laramanë të padeklaruar.

Nga fushata po krijohet bindja se të gjitha vajzat shqiptare me besim islam që shkojnë në shkollë, janë të detyruara që në moshën 16-vjeçare e tutje ta bartin shaminë dhe veshjen e preferuar islame. E vërteta është se vetëm ato vajza të duan të bartin shaminë, lejohen ta bëjnë këtë pas moshën 16-vjeçare, edhe pse mendoj se kryeministri Albin Kurti ka qenë dashur të përcaktohet për moshën  mbi 18-vjeçare, kur  edhe me ligjin ekzistues fillon mosha e pjekurisë së individit, femër apo mashkull dhe  më tej  nuk konsiderohet i mitur dhe mbanë përgjegjësi të plotë para ligjit për veprimet apo mosveprimet  veta.

Valles së keqe të “valpurgave”,  në këtë fushatë iu kanë bashkuar të gjitha jugo-mediet, të cilat në faqet tyre bëjnë gara  të postojnë sa më shumë femra lakuriqe, këngëtare, valltare, manekene, putana, foto modele, video porno sa më shumë amoralitete, sa më shumë deformime njerëzore, për të degjeneruar pakufi gjithçka që në radhë të parë i përket moralit njerëzor, pastaj atij fetar. Këta janë hallakatur, sepse  po fiton terren veshja në radhë të parë veshja e traditës  njerëzore e pse jo edhe fetare, ndërsa ata kërkojnë që të zhveshin sa më shumë, sepse vetë janë pjellë e tillë, mbase edhe  e prindërve të tillë, e sojit të tillë…

Kjo fushatë, ka edhe pjesëtarë të tjerë nga radhët e besimtarëve islamë, të cilët duan të fitojnë hapësirë, duan ta shfrytëzojnë “të drejtën e shumicës fetare”, e cila nuk është ajo që identifikohet në dukje të parë.  Ata, e dinë fare mirë se bartja e shamisë dhe e veshjeve tradicionale nuk është fondament fetar, por fondament i praktikës dhe trashëgimisë fetare islame.

Insistimi në arabizimin e islamit të Kosovë, duke lënë anash islamin tradicional ndër shqiptarë, do të shkaktojë edhe më tej mos durim të brendshëm fetar, sepse Islami nuk është  fe ekskluzive  e një kombi as e një populli, ashtu sikur nuk është as krishterimi.  Përpjekja për arabizim, nuk sjellë më shumë ithtarë të islamit, por këtë nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë disa imamë në Kosovë, mbase kanë edhe arsyet e interesat e tyre. Po ashtu, përjashtimi i modelit shqiptar e ballkanik i ndërtimit të xhamive, ashtu edhe i kishave ortodokse shqiptare në jugun e Shqipërisë, është një ndërhyrje e palejueshme në traditën shekullore të arkitekturës me elemente shqiptare.

Bashkësia Islame e Kosovës, është ajo e cila sipas detyrave dhe obligimeve që ka në statusin dhe rregulloren e saj, duke u thirrur në të drejtat dhe liritë e njeriut, ka kërkuar nga Qeveria ta nxjerrë sa më parë ligjin që përcakton bartjen e shamisë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava më 5 gusht 2022 iu ka drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një kërkesë që ta shfuqizojë urdhëresën  administrative për lejimin e shamisë në institucione publike. Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra sepse  është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pasur përpjekje që duke u thirr në këtë udhëzim, t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë. Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Kjo kërkesë e kamotshme e Bashkësisë Islame  nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, është thënë në kërkesën e Tërnavës. Në këtë kërkesë, edhe pse nënkuptohet mungon deklarata  decidive se nuk bëhet fjala për një kërkesë e cila obligon të gjitha nxënëset me besim islam që ta bartin shaminë në shkollat ku mësojnë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  nuk ka dhënë sqarime të duhura. Ai  ka deklaruar se nuk do të ketë ndalim të shamisë në shkolla, mirëpo bartja duhet të fillojë nga  mosha 16-vjeçare e vajzave në shkolla. Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare në Kosovë. Unë e kam thënë qëndrimin tim, është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve”, është shprehur Kurti, duke shtuar se nuk do të ishte keq që edhe në të ardhmen të votojnë edhe 16-vjeçarët. “Por gjithashtu, mosha 16-vjeçare është pragu. Meqë mund të marrësh kartën e identitetit në moshën 16-vjeçare, besojmë që në të ardhmen e afërt nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16 vjeç, është shprehur Kurti, po nuk ka sqaruar se të gjitha vajzat pas moshës 16-vjeçare, janë apo nuk janë të obliguara ta bartin shaminë. Këtu hetohet edhe hileja e Albin Kurtit, lidhur me  përcaktimin e moshës, të cilin e  lidh edhe me të drejtën e votimit, që nuk do të mbetej pa u vërejtur  në fushatat e ardhshme, sepse Qeveria Kurti do të mburrej se e para në Kosovës ka nxjerrë ligjin për mos ndalimin e bartjes së shamisë nëpër shkollat e vendit.

Megjithatë është për lavd qëndrimi zyrtar i Qeverisë, edhe pse i vonuar për shumë vite, por  informata ka qenë e cunguar dhe ajo ka shkaktuar edhe huti, pasi nuk  është fjala se të gjitha vajzat e besimit islam  që shkojnë në shkollë duhet detyrimisht ta bartin shaminë, por  vetëm ato që duan, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, përcaktimin për një veshje të caktuar.

As në Turqi, në shtetin më fetar ndër të gjitha vendet me besim islam, bartja  e shamisë nuk është obligim para ligjit, por është pjesë e vetpërcaktimit fetar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …