Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Një paradoks tejet i çuditshëm, mercenar, po vegjeton në dy vitet e fundit në Kosovë, në Shqipëri e më gjerë

Me rastin e rënies së Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, dy vite më vonë edhe rënies e shkatërrimit nga brenda e nga jashtë  të Bashkimit Sovjetik, u shënua  një kthesë të madhe në humbjen e baraspeshës globale, e cila  kishte mbretëruar  në botë prej vitit 1945, pavarësisht se ajo periudhë ishte  konsideruar si “Luftë e ftohtë” me ndarjen e thellë ideologjike  të saj.

Rënia e Murit të Berlinit dhe ajo e Bashkimit Sovjetik, ishte manifestuar me pasoja  sidomos në ish-shtetet socialiste, të cilat në konkurrencë ekonomike  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, kishin humbur betejën  e bashkë me të pretendohej të humbiste edhe rendi socialist-komunist, që konsiderohej jo vetëm si utopi, por si një rend i “dëmshëm” për njerëzimin.

Lufta  dhe propaganda dyzet-vjeçare, që bota kapitaliste perëndimore i kishte bërë socializmit duke e barazuar me fashizmin, madje duke pretenduar që të paraqitet si rend më i zi  sesa fashizmi e nazizmi kishte thënë rezultate tejet të dëmshme, në shumë aspekte, jo vetëm ideologjike, por edhe ekonomike e shoqërore, të cilat janë acaruar tej mase në decenien e fundit, me një polarizim edhe më të thellë.

Ku polarizim megjithatë rezultoi me krijimin e një shteti të fortë komunist, sikur është Republika e Kinës, e cila pa dyshim se në disa segmente është forca më e madhe ekonomike, ushtarake e tregtare e botës. Në mos e para e dyta po se po.  Po kështu edhe Rusia, si “trashëgimtare” e bashkimit Sovjetik, edhe pse jo me ideologji socialiste apo komuniste, radhitet në mesin e tri katër shteteve të më fuqishme të botës, sidomos në armatimin bërthamor.

Rënia e Murit të Berlinit,  në Shqipëri, kishte nxjerrë në sipërfaqe forcat kundërshtare të Partisë së Punës së Shqipërisë, në radhë të parë forcat profashiste e pro naziste, por edhe forcat, zogiste, legaliste, balliste në emigracion,  të cilat kishin shfrytëzuar momentin historik, sidomos krizën ekonomike në vend, e cila për disa vite ishte thelluar në mungesë të duhur të reformave, por edhe të sabotimit, që i bëhej rendit dhe shtetit nga një pjesë e integruar në vetë radhët e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Për dallim nga të gjitha shtetet socialiste të Ballkanit dhe një pjese të Evropës, Shqipëria nuk arriti t’ i  mbante  frenat e pushtetit, unitetit dhe  vetëdijes e ndërgjegjes politike e kombëtare. Për me keq u lejua  të dalin në sipërfaqe forcat e errëta të së kaluarës,  segmente të rrezikshme të shërbimeve sekrete, veçmas jugosllave e greke, u nxorën nga burgjet dhe u rehabilituan si kundërshtarë të regjimit të gjithë të burgosurit, hajna, vrastarë, dhunues, sabotatorë, të cilët kapën momentin për ta goditur shtetin dhe për ta djegur atë, meqë regjimi nuk i mbajti dot frenat e rendit dhe të ligjit.

Në një gjendje të tillë kaotike, në mungesë gatishmërie dhe përgjegjësie për ta ruajtur shtetin dhe institucionet, regjimi dështoi. Në vend filloi anarkia, djegia e plaçkitja e pronës së përbashkët, shkatërrimi  e tërë asaj ekonomie, që ishte ndërtuar me djersën e një populli të tërë,  dhe,  për një vit u shkatërrua ajo që ishte ndërtuar për 45 vite. Pastaj filloi ikja e madhe nga atdheu pasi  propaganda antishqiptare  kishte bërë të veten.

Regjimi i Partisë së Punës u shpall “antipopullor”, u vetë rehabilituan forcat kolaboracioniste gjermane e italiane, forcat zogiste e mercenare dhe filloi hakmarrja e madhe me moton për “shkatërrimin e çdo gjëje që ishte ndërtuar në kohën e komunizmit”, në mënyrë që Amerika të fillonte “ndërtimin e Shqipërisë” nga zeroja, nga aty, ku  gjoja e kishte lënë në vitin 1945.

Gjatë tri decenieve prej vitit 1990 e deri në ditët tona, Shqipëria mbeti një vend në tranzicion, në rrugë për ta gjetur vetën mes Lindjes e Perëndimit, Lindjes të cilën nuk e do dhe Perëndimit i cili nuk e honeps dhe nuk e pranon, për shumë shkaqe dhe për asnjë arsye.

Me qëllim për t’u  “shitur” si evropianë dhe për t ua bërë qejfin e për t’ iu hyrë në “hatër”, udhëheqësit e Shqipërisë gjatë këtyre tri decenieve kanë përdorur të gjitha format e metodat, për të marrë përkrahjen dhe simpatinë e Evropës, e cila nuk i trajton si të tillë çfarë janë, por  i trajton sipas paragjykimeve fetare, pikërisht në segmentin më të fortë dhe më të pastër të kombit, i cili me shekuj ka mbajtur dhe ka restauruar tolerancën dhe harmoninë fetare, si asnjë komb apo popull të botë.

Rikthimi në skenën politike i segmenteve të fuqishme të ish forcave kolaboracioniste në tri qendrat shqiptare, Tiranë, Prishtinë, Shkup, është rezultat i luftës së pa ndërprerë të qarqeve antishqiptare nga jashtë dhe i forcave mercenare nga brenda.

Përpjekjet për të rehabilituar të gjithë protagonistët e forcave fashiste e naziste, zogiste, balliste sidomos në Shqipëri dhe forca retrograde naziste titiste e rankoviqiste tani edhe në Kosovë, pavarësisht se janë përpjekje donkishoteske, ato po vegjetojnë dhe po mbijetojnë, në mënyrën më të pandershme, më të papërgjegjshme dhe më të dëmshme për shqiptarët në përgjithësi.

Edhe pse ligjërisht në Shqipëri pushtetin faktik e  ka  Partia Socialiste, pushtetin e forcës mujshare, ideologjike  në deformimin e historisë e kanë forcat e quajtura të djathta, të cilat në kohën e fundit kanë pësuar goditje, pikërisht nga forca më e madhe e botës, e cila i kishte ndihmuar duke menduar se me ata do të fundoste komunizmin në Shqipëri, por korri një rezultat krejt të padëshirueshëm.

Në Kosovë pushtetin faktik e ka Lëvizja Vetëvendosje, por jo me elektoratin e vet që pretendon të jetë parti e majtë, por me shumicën e elektoratit nga LDK-ja nga ish Lidhja Komuniste  Jugosllave. Zgjedhjet vendore në Kosovë dëshmojnë se cili është në të vërtetë elektorati i Vetëvendosjes, tani që nuk i ka  më votat e Vjosa osmanit, të cilat iu kanë kthyer Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Forcat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë heterogjene në pikëpamje ideologjike, të pa përcaktuara, meqë ato vegjetojnë majtas e djathtas duke qenë satelite të partive sllavomaqedone në pushtet. Të supozojmë se BDI-ja është më shumë e majtë se sa e djathtë, por ajo lidh koalicione qeveritare si me të majtët e reformuar socialistë ashtu edhe me të djathtët ultra-nacionalistë të partive sllavomaqedone. Të tilla janë edhe forcat e tjera politike, të cilat për nga elektorati janë më të vogla dhe më me pak ndikim.

Në vendet tona të degdisura e të ndara  në gjashtë pjesë  sundojnë edhe shumë  mujsharë e mercenarë, njerëz pa ndërgjegje e vetëdije kombëtare, njerëz të të gjitha ideologjive e përcaktimeve, njerëz që orientim jetësor kanë pasurimin, zhvatjen e pushtetit, egocentrizmin e sëmurë e të neveritshëm, për t i sunduar të tjerët,  duke e menduar vetën zot të botës,  intolerantë e arrogantë, përderecakë partiakë që kanë vegjetuar në të gjitha partitë, prej LKJ-së, në LDK, prej LDK-së në PDK-AAK, e prej këtyre në VV e kështu deri sa të jenë gjallë, në luftën e tyre, në luftërat  e tyre, për gjithçka, po jo për Kosovën, jo për Shqipërinë, jo për atdheu e përbashkët, por për partinë e liderët aktualë…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …