Ahmet Qeriqi: Një roman për Halil Patronën, shkruar nga romansieri më i njohur hungarez, Jokai Mor

Romani (A Feher ruzsa) Trëndafili i bardhë, i shkrimtarit më të madh hungarez, Jokai Mor  (1825-1904), ka filluar të përkthehet në gjuhën shqipe.


Kjo vepër ndër më të rëndësishmet të literaturës hungareze, shkruar në vitin 1851, e përkthyer në 25 gjuhë të botës, trajton një temë historike të shekullit të XVIII, pikërisht kryengritjen  e jeniçerëve në Stamboll, në vitin 1730, në krye me komandantin e regjimentit të Pestë të Jeniçerëve, shqiptarin nga Hurpishti i Manastirit, Halil Patrona, i cili në krye të jeniçerëve dhe turmave popullore të Stambollit hoqi nga froni Sulltan Ahmedin e Tretë dhe postoi Sulltan Mahmudin.


Ky roman historik është shkruar duke u mbështetur në veprën:”Historia e Perandorisë Osmane”, shkruar nga historiani më i njohur i kohës, Josef Von Hammer.


Romani krahas zhvillimeve të vrullshme dhe tronditëse që kapluan Perandorinë Osmane në vjeshtë të vitit 1730, trajton edhe jetën intime të Halil Patronës dhe robëreshës së sulltanit, Irenës së bukur greke, e cila ishte dëbuar nga haremi.


I prirë për të hartuar me shumë mjeshtëri ngjarje romantike, në kontest me kohën e zgjimit të popujve të Ballkanit kundër Perandorisë Turke, Jokai Mor, ka sjellë tabllo të jashtëzakonshme të jetës në Pallatin e Sulltan Ahmedit, në kthinat e rajasë së Stambollit, në kampet e jeniçerëve dhe në rrugët e kryeqytetit të Perandorisë më të madhe të botës.


Irena, e quajtur Gjylbejazja, e përkthyer turqisht si  Kanli lale, ose Lulja e gjakut, si dhe Halil Patrona një jeniçer trim shqiptar, i cili mbron me besnikëri dinjitetin e jeniçerëve të nëpërkëmbur, nga Sulltani janë dy nga shumë  personazhet e  fuqishshme, që i ka latuar me kujdes  romansieri i njohur hungarez, Jokai Mor,  i cili ka lënë një opus prej 100 romaneve e novelave. Në mesin e këtyre veprave është edhe romani: “Ditët e fundit të jeniçerëve” me nëntitull “Luani i Janinës” që i kushtohet , Ali Pashë Tepelenës.


 


Ju shfletues të nderuar të faqes së Kulturës së radios-Kosova e lirë, keni rast ta lexoni kapitullin e parë të këtij romani, ndërkohë që do t iu prezantojmë edhe kapitujt e tjerë.


 


(A Feher ruzsa)   Trëndafili i bardhë


 


Qysh moti, prej disa qindra  vitesh zhvillohej pandërprerë lufta  dhe rrëmuja e përhershme në mes të shiitëve dhe synitëve.


Persia, India, Teherani, janë  vendet e shiitëve, ndërsa Turqia, Arabia, Egjipti dhe tokat e berberëve janë pjesëtarë të sunitëve.


Shumë gjak, shumë para  dhe mbi të gjitha shumë tradhtarë e trutharë djerrakohës u shfarosën, vanë e shkuan dhe megjithatë asnjëherë  gjërat  nuk kthjelluan. Cilët ishin të vërtetët, shiitët apo sunitët? Kjo është pyetja, sepse pas vdekjes së profetit, këta u  ndanë në mes veti dhe nuk dihej më se  kush ishte i shenjtë, i vërtetë: Ali Ebu Bekiri, Omari, Osmani. Për shiitët i vërtetë dhe trashëgues i vetëm ishte Hazreti Aliu. Edhe sunitët ashtu besonin dhe nuk e mohonin, dhe ata më me dëshirë lëshonin pe sepse, edhe ai ishte në mesin e të katërve. Me të vërtetë ishte qesharake nga ana e shiitëve, që të mos lëshonin pe nga mosmarrëveshja qindvjeçare, dhe të pajtoheshin, sepse vetë Zoti, do të ishte më afër me të tretë, për më tepër edhe në ditën e shenjtë.


Kryemyftiu tanimë kishte ngritur tri fetfa (akuza të bazuara) kundër Mahmud Shahut. Ushtria dhe luftëtarët sunitë u ngritën kundër tij. Luftëtarët sunitë vranë të pafetë duke shkatërruar  tërë krahinën. I drejti dhe luftëtari, Veziri i Madh,  Damad Ibrahim, tanimë kishte pushtuar Taurin, Erevanin, Kermandazahanin, Hamadanin, dhe tërë Stambolli fliste veç për të si dhe   për fitoren e tij. Dhe kishte pak të tillë që mund ta dinin, që fitorja nuk ishte arritur nga jeniçerët trima dhe luftarakë  të sprovuar e të hazdisur në fuqinë e tyre trupore. Ata dukeshin të ngeshëm dhe po aq paqësorë sa edhe vet sulltani, i cili nuk e kishte  gajlen e tyre, as të sunitëve, as të fitorës së Damad Ibrahimit. Shumë më tepër merrej me kultivimin e tulipanave, me zonjat e haremit  dhe zbukurimet e hijeshinë magjepëse të tulipanave.


 


Në mbrëmje vonë çdoherë dëgjohet zëri myezinit për faljen e namazit të akshamit nga të gjitha  minaretë e Stambollit. Nga shtatë kodrinat e mëdha shtrihet pamja madhështore, që paraqitet me të filluar muzgu. Ajri dhe pamja në qiell merr një ngjyrim flakërues, një ngjyrë të kuqrremtë, që shtrihet mbi Borfor dhe depërton thellë nëpër saraje deri në paralagjet e Galata sarajit. Çdokund dëgjohet një zhurmërimë fluturuese, e larmërishme, që shtrihet mbi pallatet, që kaplon nëpër gjatësinë e rrugëve, tërë leqe-leqe dhe nëpër sokaqet e ngushta të ndërtesave të ngritura njëra pas tjetrës. Çdo kund shtrihet gjelbërimi, ashtu sikur qe bërë zakon me kohë të kultivohej nga banorët e qytetit.


Stambolli nuk i përngjan qyteteve të perëndimit, të cilat shquhen me rrugë të kalldërmit dhe  me oxhaqe e kulme të larta. Këtu nga do të shikosh shtrihet vetëm gjelbërimi. Nëpër kopshtijet kultivohen kulturat bimore të lindjes ullinjtë, qiparisat dhe rrushi, që rritet nëpër drunj para shtëpive. Shtëpitë e varfanjakëve  nuk kanë kopshte. Ata mbjellin para shtëpive, mbi kulme, mbi duvare. Kudo sheh lule deri edhe mbi dritaret e tyre. Pastaj mbi këtë qytet të dendur shtrihen  dyqind e nëntëdhjetë xhami me kupolla flakëruese, që shkëlqejnë përjetësisht me një ngjyrë të përjetshme gjelbërimi. Pastaj në çdo fund rruge shihen varrezat, afër të cilave shtrihen qiparisat. Vetëm çallmat mbi varreza duket sikur qajnë, ashtu të mërzitshëm kahmot kanë  tretur në qetësi vdekjeje. Tutje po ashtu duket gjashtëshja dhe krejt  xhamia e Aja Sofisë me kupollën e madhërishme dhe në një kryqëzim pallatesh shpërndan ngjyrën e arit mbi Bosforin e kuqrremtë.  Pamja e artë përgatitej të shtrihej  mbi pamjen e pasqyrës së metalt. Dita po shuhej ngadalë dhe kaltëria e errët po ia huazonte  qiellit pasqyrën e errësuar mbi bregdetin e perëndimit.


 


Shpejt pamja e artë po shndërrohej në një pamje të bronztë. Ndriçimi i diellit po humbiste, ndërsa qetësia e detit me një ndriçim shkëlqente nën qiellin e errët blu. Dyqanet  u mbuluan me terr. Pamja e Rumeli Hisarit dhe  Anatoli Hisarit rreshtoheshin përballë qiellit me yje, duke përjashtuar  llambadarët, atje ku kishte tregtarë të huaj dhe pak minare. Tërë qyteti gjigant po mbulohej me errësirë.


Myezinët thërrasin ezanin ndërsa besimtarët hecin me të shpejtë drejt xhamive. Ngarendin turma njerëzish për të blerë ushqime, ata ngasin kafshët e ngarkuara plot me shishe, lëkura. Kambanat e tyre kumbojnë nëpër rrugët e ngushta të kryeqytetit. Ujëshitësit ofrojnë ujin e mbushur në shishe apo në lëkurë. Besimtarët ngasin drejt xhamive duke besuar në Zotin e tyre të gjithfuqishëm të cilit i besojnë dhe i lutën.


 


Ai i cili në mënyrë të veçantë  në këtë çast to të bënte përpjekje të kalonte  sheshin e Atmejdanit duhej të ishte shumë i guximshëm dhe  shumë keq i informuar në këto tri dyer të kazermës  të mënyrës së hapjes së këtij sheshi. Mënyra për të qenë i disponuar, nuk është veçanërisht e lezetshme për atë që sheh tipin e rrahjes, i cili zgjedh lojën, veçanërisht për kopshtin e tij individual  dhe ata që do të mund të ktheheshim me duart e veta.


Çdo mysliman besnik prandaj do të ruhej nga instruksionet e Atmejdanit, ashtu sikur thuhet edhe në Kuran: “ I marrë  është ai që kërkon të futet në rrezik, me qëllim për të evituar atë”.


 


Tatuazhet tashmë ishin goditur mbi tavolinë me dru zjarri kur dy njerëz u takuan ballë për ballë në një rrugë që shpinte në Atmejdan. Njeri nga ta ishte një i huaj, i veshur me një gunë malësori me këpucë të gjata  që ecte sikur duke u kalamendur nëpër brinjë. Në të parë dukej rreth 40-vjeçar, për aq sa mund të vërehej nën hijen e muzgut. Dukej se ishte një burrë i lidhur, i fortë, me vështrim të rëndë sikur plumbi, i cili dukej sikur nuk frikësohej. Për të hequr diçka nga sedra e superioritetit të njeriut, i cili për herë të parë po vizitonte  një qytet të huaj.


Tjetri ishte një mysliman i dinjitetshëm, rreth 30 vjeçar. Ai kishte një pamje sterrë të zezë, mjekër të apasionuar, karakter irritues, një karakter i cili reflektoheshin shkreptima që përhapej nga sytë e zezë. Çallma në kokë ishte e punuar dhe e vendosur  me shumë kujdes mbi  dy vetullat e zeza.


I huaji dëshironte të shkonte në Atmejdan, tjetri kishte prejardhjen nga ai vend. Hapin e fundit e kishte bërë duke u shtrydhur për muri derisa vërtetoi se nuk ishte në rrezik.


-Ju lutem  mysliman i nderuar, nëse nuk iu vjen keq t’ iu pyes, a mund të më thoni  ku gjendet sheshi i Atmejdanit?


Ai u kthye drejt tij dhe u ndal pak, pastaj me zë të ulët ia kthen.


-Vetëm vazhdo përpara, për pak kohë atje do të jesh!


-O Zot! –  mysliman i nderuar!- ju lutem mos ma merrni për të keq, gabimisht të kam pyetur për Sheshin e Atmejdanit, sepse unë jam trullosur. Moti nuk  kam qenë në këtë qytet dhe kam harruar ku ndodhem. Ju lutëm shumë… këtu çdo shtëpi është e mbyllur me dry, nuk di të ketë ndonjë han këndejpari…


-Pra  eja dhe shëët..


I huaji deshi t’ ia puth  dorën, por s mund të shprehej nga befasia.


-Nisu përpara, pastaj më falëndero, sepse tashmë ti as nuk di si të më falënderosh. Tek unë je mysafir i zorit, sepse jam njeri i varfër unë.


-Ah, edhe unë i varfër jam,  shumë i varfër- shpejt e siguroi me fjalë ardhacaku i ri , greku i sëmurë,  dinak dhe shumë  i përkulur…


-Unë quhem Janaqi, mishtar jam, në Jashib. Në rininë time gjithherë  lopar kem qenë dhe të gjithë tok kemi pirë  kavasok. Për këtë po shkoj në Stambull, hajn jam, nëse nuk më kthejnë prapa.


-Ti lutemi Allahut. Të shpejtojmë sepse tashmë ra terri.


Pas kësaj mysafirin filloi ta shoqërojë  turku nëpër rrugët e panjohura të  gjata, lakore, plot zig-zage të kryqëzuara nëpër rrafsh, në vendin te Pallati i  Hebdumit, atje ku dikur moti ishte vendi më i ndriçuar i Perandorisë bizantine. Në atë vend tanimë banonin njerëzit e klasës më të varfër. Nëpër shtëpitë varfanjake dhe nëpër rrugicat e ngushta shiheshin dhi, pastaj ndonjë bimë, ndonjë kungull, dhe përgjithësisht hardhitë tejet të dendura të rrushit. Dhe natyrisht nëpër një vend të tillë, nëpër lagje të tilla të dendura varfanjakësh,  njerëzit vetëm këmbë mund të kalonin.


Një sokak i ngushtë shtrihej para syve të tyre, një zhurmërimë dalldisëse e një zëri të tmerrshëm, shurdhues. Mund të ishte ndonjë i dehur, i cili dukej sikur do t i nxirrte mushkëritë nga gjoksi me atë kollën   e tij, që dukej sikur  pallje bualli. Britma e tij shpërndahej nëpër shtëpitë dhe rrugët dhe në tërë rrethinën.


-Hej, mysliman i nderuar! Ndonjë jeniçer i çmendur nga gëzimi mund të jetë ky? – pyet më zë të heshtur, mysafiri vllah.


-Sigurisht se po. Njeriu normal nuk ulurin ashtu.


-Do të bëhet keq  sikur të na kthenin prapa?


-Në një rrugë tjetër do të takohemi. Mbaje mend, në të njëjtën rrugë kurrë mos u kthe, sepse fati vjen nga rruga tjetër, dhe mos vono, e mos harro për ta mbajtur mend  këtë horizont, këtë pamje, e porosit Halil Patrona.


Tmerrin nuk e dëshmojnë dot zërat e varfanjakëve. Para tyre u paraqit  një njeri gjigand. Një Herkules i tmerrshëm i veshur me dollama të gjera. Rreth vetës kishte krijuar një rrëmujë të tmerrshme…


-Hajde sa jeni? Thotë jeniçeri duke i rrokur për fyti. Njerëzit në rrugë largoheshin dhe shtynin njëri tjetrin.


-O i mjeri unë mysliman  i nderuar- thotë mishtari vllah, i frikësuar tejmase. Nuk po ndihem mirë. Sapo ta kuptojnë kam frikë se do të më rrahin.


Turku mendonte se mishtari vllah po shtirej.


-Hëm, aq shumë ke frikë  sa nuk po të hiqet nga koka. Mbase je lagur. Sa dëm, si nuk di të sillesh në raste të tilla.


-O sa do të gëzohem, po të më lënë të qetë.


-Eja pra të kalojmë mes kësaj trimërie dhe kur të kalojmë afër, mos shiko nga ata!


Vllahu ashtu do të bënte, ndërsa jeniçeri e shikonte tinës dhe ashtu sikur nëpër mjegullirë dëshironte të  rrinte  sa më pranë.


-Mos shpejto aq shumë, or derr! Eja këtu, tash e nxjerr jataganin dhe ta futi në fyt, që ta provosh sa i mprehtë është.


Njeriu i panjohur filloi të dridhej nga frika. Ai tashmë po belbëzonte dhe ishte bërë si fëmijë…


Përcjellësi iu afrua tërë mllef.


-Eja ti hajn i urryer. S’ ke guxim t ia japësh dorën njeriut që të mori për mysafiri? Ti mbase nuk e di se ai që e tradhton mysafirin njeri i mallkuar është.


-Lelele! – thotë duke e përqeshur. –  Ti ke fat qo shkon te një njeri i devotshëm, te një balukxhi, ku pejgamberi ka mbjellë bimën, te bijtë e Bektashit. Kthehu prapa, pra, dhe nëse rri më gjatë këtu unë do të mësoj si duhet të gjendesh.


-Do të arrish të bëhesh mysafir i urtë, pastaj mund të kthehesh.


-Jemi në hall o mysliman i nderuar..


-Mashalla! Ti ke hall nga unë, e di se  ta shtypi kokën si qenit? Zgjidh pra një rrugë tjetër. Halili bindet se  i huaji ishte sikur   njeri i dehur që me shumë vështirësi i nxjerr fjalët.  Pastaj  dorën e çoi te jatagani.


-Çka do ti? Pyet jeniçeri katallan, krejt i trimëruar por edhe i zemëruar. -Hajt, kthehu prapa.


-A e din se në dorën e kujt je?  Më quajnë  Halil!


-Halil Pehlivani je ti! – E pra unë jam Halil Patrona.


Jeniçeri krejt i çartur dhe i disponuar armiqësish iu afrua.


Ti skrrajë, ti askushi, njeri i prishur, ti tregtar mushkash. Po të mos ta kisha thënë fjalën e nderit, do ta nxirrja  shpatën  dhe do  ta preja, fytin, duart këmbët, veshtë, këtë e meriton ti.


Halil Pelivani po tregohej i zemëruar  duke ecur para dhe duke shprehur urrejtjen e tij po krekosej i trimëruar.


Halil Patrona ishte trim i vërtetë. Ai ndodhej  afër murit të ndërtesës, kur Halil Palivani si ari i zemëruar iu hodh, Halili lakoi dhe ai u përgjak. Pastaj i ra grushte në kokë dhe në gjoks duke e dërrmuar të tërin. Ndërkohë nxori edhe hanxharin. E rrëmbeu sërish kundërshtarin që dukej si një katallan dhe sakaq e përplasi për tokë, pa frymë. Sërish i mëshoi dhe e përdrodhi në tokë si gjarprin e plandosur. Me të dyja duart ia kapi kokën e madhe dhe me sa fuqi që kishte ia shtypi sërish për tokë. Pas pak e rrëmbeu edhe një herë dhe sërish e përplasi për tokë. Halil Patrona sërish ra në gjunjët dhe vërejti se kundërshtari po dergjej në ethe,  ndërsa gjaku iu kishte përhapur   nga mjekra dhe e kishte mbuluar të tërin. Halil Pelivani kishte mbetur i shtrirë në rrugë, i gjakosur dhe i plandosur, përderisa Halil Patrona  me mysafirin e tij, i cili veç sa nuk kishte vdekur  i tmerruar nga frika, duke shpejtuar, ishin nisur drejt banesës së tij.


Duke parakaluar në një labirint të rrugëve, të lakuara  dhe zig zage nëpër kopshte Halil Patrona më në fund arrin në shtëpinë e tij.


Kemi qenë duke folur  për vetë rrugën e Portës. Do të duhej ta kishim tradhtuar injorancën e pështirë për një vend, për një vend ku Halil Patrona kishte një ide të thjeshtë të një rrugë asnjëherë të pranishme.  as në fantazi.


Vendi ishte i mbuluar në një kënd  me mijëra shtëpi të drurit, të ngjizura së bashku, aq të ngushta, sa jeta aq e shkurtër rreth shtëpive ishte ndërmjet të një rruge të kaluar  në oborr.


Dhe radha të brendshme  të këtyre shtëpive, të cilat duken si në burg  kanë qenë të detyruara të jetojnë së bashku, shumë afër njëra tjetrës me një harmoni misterioze. Çdo shtëpi është e sistematizuar, në atë mënyrë që banorët mund të strehohen në banimin e afërm, në një çast të paralajmëruar.


Në raste të tjera,  për shembull, çatitë mbarojnë, në çastin tjetër qilarët komunikojnë, një mënyrë që askurrë, asnjëri nga banorët nuk mund ta improvizojë përndjekjen…


Shtëpia e Halil Patronës ishte prej druri, një shtëpizë as sa për një kusur të mbetur. Ajo kishte një dhomë të veçantë, e cila mund të shërbente edhe për punë të tjera.


Kishte edhe një kaminë, nga e cila mund të kalohej lehtë dhe një shtrat nën çati, i cili ishte sajuar nga fletët e kallamit.


Kishte madje edhe disa mobile. Një krevat ishte vendosur në mes të dhomës. Një karrige banakieri, e mbuluar me një si tapetë  vinte  në një kënd. Pastaj kishte disa pjata druri, një kanistër për ujë, një raft druri  dhe një kuzhinë e thjeshtë me pak enë.


Në krye të një rafti ndodhej një tigan dhe një fitilaqe  e ndezur, të cilin Halil Patrona e kishte varur mbi një  kallëp të vjetër.   


Ndërkohë  i ofroi ujë të pijes mysafirit, pastaj ujë për të larë duart, pastaj sërish mori ujë të pijshëm nga gurra, me një bokall ….


Mori nga kuzhina disa thermi. Nuk kishte gjë tjetër pos disa peshq të vegjël dhe disa kokrra qepësh. Por Halili kishte aq shumë për të biseduar me mysafirin gjatë darkës, duke i treguar se ku i kishte zënë peshqit, për të arsyetuar se nuk ishin të freskët, për nga shija. Fliste ku i kishte marrë qepët, pastaj mollët dhe mbi të gjitha ujin e freskët, sepse Kurani në fund të fundit është i mbushur me lavdërime për mishin e freskët dhe ujin e ftoftë.


Halili, të gjitha këto gjëra i kishte mbjellë thellë në zemër dhe nuk mund të mos fliste për mënyrën e trajtimit të tyre nga Kurani i shenjtë.


Dhe pastaj kishte për të rrëfyer po aq shumë ndodhi interesante për shenjat e udhëtarëve, të cilët kishin humbur nëpër shkretëtira  dhe të  cilët kishin vdekur për një pikë uji, duke shtuar se Allahu kishte dhembshuri për njerëzit, të cilëve iu kishte dhënë  aq shumë burime të ujit.


Në një mënyrë të tillë ai po imagjinonte një banket të madhe  ku kishte për të ngrënë dhe për të pirë, të cilën do t ia ofronte të shërbehej edhe mysafirit të vet.


Eh, si gjallon Sulltan Admedi me shokët e tij të varfër!   


Ishte shumë i gëzuar kur shihte Sulltanin në fesin e tij të madh  në divanin madhështor ku kishte të gjitha të mirat e begatitë, fryte të ëmbla dhe dy qind shërbëtore të haremit, të cilat këndonin dhe vallëzonin përreth tij.


Të ngrihemi për të fjetur, i thotë Halil Patrona mysafirit të tij.


Gjumi është nga më mirat gjëra, që Allahu i ka dhuruar njeriut.


Jeta jonë iu përket edhe të tjerëve, por toka e ëndërrimeve është e vetme për secilin.


Nëse ëndërrimet tua janë të gëzuara mbani për vete, nëse janë të këqija, gëzohuni që janë ëndrrat e mia.


 Nata është e pëlqyeshme dhe e mirëpritur mund të flini dhe të mos keni frikë nga asgjë.


-Faleminderit për të gjitha tha dhe shumë lehtë u nis nga çatitë. Po kërkonte diçka mbase një mbulesën të gëzofit  të kuzhinës, e cila ishte në krevat. Shihej qartë se vetëm ato dy mbulesa ishin në shtëpi.


-O  Çorbaxhi i nderuar ju më keni dhënë të gjitha mbulesat e kuzhinës për të më mbuluar, e ti si do të flesh?


-Nuk ka problem për kokën time o mysafir, i marr mbulesat nga kuzhina tjetër….


Në mëngjes kur u zgjuan, mysafiri i dhuroi Halilit një dinar, një dinar në ari.


-Merre këtë dinar në ar, çorbaxhi i nderuar, tha ai. Dhe nëse më lejon të mbetem gjatë ditës nën këtë çati, përgatit ushqimin e nevojshëm për ne të dy. 


Halili përshpejtoi për në Pazar dhe mori gjësendet e nevojshme për përgatitjen e ushqimit. Ai shpenzoi vetëm një aspër  nga dinari të cilin ia kishte besuar mysafiri.


Pastaj ai përgatiti për mysafirin e tij pilafin, si dhe ushqimin e preferuar turk të orizit me mish të skuqur, pastaj përgatiti ëmbëlsira, torte, speca të ëmbël të mbushur me frute dhe shumë ushqime të tjera. Filloi të mendonte duke qeshur se as Sulltan Ahmedit  nuk i kishin përgatitur drekë më të mirë.


Halili megjithatë nuk pretendonte ta qesëndiste, aq fort  Sulltanin. Gjatë natës përkundrazi i kishte dhënë përparësi grekut, pozicionit të tij prandaj edhe supozoi se nuk ishte gjithaq i shqetësuar, që kalonte natën në divanin e vrazhdë të shtëpisë së tij.


Halili vazhdonte të përkujdesej për kaftanin e tij, të cilin fillimisht e kishte vendosur nën qilim ku kishte edhe gjësende të tjera dhe kishte hequr dorë për pak kohë nga mysafiri.


Në fillim të ditës, mysafiri i dha edhe një dinar tjetër në ari.


-Merri këto, dhe shkruaj në letër ato që të porosis, i thotë Halilit. Do t’ i shkruash të gjitha dhe pastaj më le të qetë nga shtëpia jote për ta vazhduar rrugën time…


Halili sërish shkoi në Pazar dhe kishte blerë të gjitha sa e kishte porositur mysafiri. E kishte bërë mirë llogarinë dhe ia paraqet mysafirit duke i shpjeguar se kaq ka kushtuar pena, kaq ngjyra dhe gjësendet e tjera. Tepricën e asprave ia kishte kthyer mysafirit.


Ai pa vonuar e shkroi letrën, të cilën e vendosi nën qilim, pastaj mori bastunin e ri  dhe duke i shprehur falënderime për mikpritje u drejtua nëpër rrugën e tij të gjatë.


Halili me gjithë dëshirë e respekton kërkesën e mysafirit për t’ u larguar dhe e shoqëroi gjatë rrugës. I kishte propozuar të merrnin rrugë drejt Bosforit, rrugë e cila tashmë i kishte familjarizuar.


-Shiko mirë miku im, i thotë Halilit.


Më ra ndërmend diçka. Letrën të cilën e kam shkruar, e kam harruar nën qilim, në shtëpinë tënde. Atje ndodhet edhe një kuletë me dinarë së bashku me letrën. Shko përnjëherë dhe mos e kthe kokën anash. Të luten shumë, sapo të futesh në shtëpinë tënde, merre letrën së bashku me kuletën  dhe mos i jep askujt. Zoti të bekoftë.


Në fillim Halili sikur u hutua dhe u kthye edhe njëherë kah mysafiri, i cili i thotë: “ Merre edhe dinarin për ditën vijuese” 


Zoti qoftë me ty, mysliman i nderuar.


Selam alekjum!


Halili i kthye shpejt në shtëpi.


Në vendin nën tepih gjeti letrën dhe qesen me të  holla. Ishte shumë i gëzuar, që ndërkohë askush nuk kishte hyrë në çatinë e tij. Letrën dhe të hollat i vendosi në një kuti dhe  së bashku me to shpejtoi te këmbyesi i parave, ku ai vazhdimit kishte këmbyer të hollat. Ishte ky njeriu më i besuar i Stambollit, të cilin të gjithë e njihnin në kryeqytet. Nga ky njeri, Halili shpresonte se do të kuptonte se kujt ia kishte adresuar letrën dhe qesen me para, mysafiri i tij, i cili nxitoi aq shpejt të largohej.


Duke qenë i drejtë dhe korrekt Halili kishte marrë me vete letrën dhe paratë, pa ditur se kujt duhet t’ia dërgonte.


Këmbyesi shikoi letrën e qesen  dhe i habitur iu drejtua:


-Halil Patrona  po luan me mua apo po shtiresh si i marrë?


-A di të lexosh?


-Di, posi, por nuk besoj se e gjej dot njeriun, të cilit i drejtohet letra dhe paratë.


-Po kujt tjetër do t’ i dërgonte  përveç njeriut që dje ka takuar!


Halil Patrona, i habitur dhe i turpëruar mori letrën dhe qesen me para, të cilat deri në atë çast  nuk i kishte konsideruar si të vetat.


-Është i marrë pra, ai që ma ka dhënë letrën dhe të hollat. Po a nuk ishte kjo qesja e tij nga të cilat mi jepte dinarët?


– Të shoh pra se ç’ shkruan në letër.  Po unë, me të vërtetë nuk kam të bëj asgjë me letrën dhe qesen e parave. Vërtetë, njeriu që m’i la këto i marrë duhej të kishte qenë. Do të kishte qenë më mirë ta kisha hapur dhe ta kisha lexuar letrën, ashtu që do t’i dija të gjitha. Kjo është e vërtetë.


-Mënyra më e mirë për të ditur njeriu se kujt iu kishte adresuar letra dhe qesja është që ajo të hapet dhe të lexohet.


-Të shohim pra se ç’ shkruan në të?


 


I nderuari Halil Patrona!


Të kam thënë se jam i varfër, por nuk është e vërtetë. Falënderoj Zotin që unë jam i pasur. Nuk kam kaluar këndej pari si hajn apo blegtor. Jam duke e kërkuar bijën time të vetme, për të cilën, po ta gjeja  do ta jepja krejt pasurinë. I përndjekur dhe tinës po hulumtoj, adresë pas adrese, me qëllim për ta gjetur në ndonjë mënyrë.


Ti ishte mirëbërësi im. Ke luftuar me jeniçerin gjigant për shkakun tim. Më ke strehuar në shtëpinë tënde dhe më ke mbuluar me mbulesat tua. Ma ke lëshuar shtratin tënd dhe vetë ke fjetur në tokë. Më ke dhënë të gjitha. Prano nga unë këtë qese me të holla në shenjë falënderimi, të cilën po e shoqëroj me këtë letër. Këtu ke  pesë mijë aspra, e mbase mund të shihemi edhe ndonjëherë në rrethana të ndryshme.


Zoti të ndihmoftë me të gjitha.


Shërbëtori Juaj


Janaqi.


 


Kam thënë se ishte i marrë, tha  Halili pasi e kishte lexuar letrën. Kush mund ta marrë me mend, që një njeri t’i japë pesë mijë aspra për tri  qepë. Ndërkohë, i joshur me shumën e parave, po mendonte se do të bëhej objekt i përfoljeve për mënyrën sesi kishte fituar të hollat për tre qepë.


Kërkoi vend më vend, por nuk gjeti asnjë gjurmë të mysafirit.


Po endej në rrugën e tij poshtë e lartë  dhe shkoi te vendi ku ishte përleshur me Halil Pelivanin. E njihte shumë mirë atë vend. Aty madje kishte edhe disa pika gjaku, që kishin mbetur qysh nga përleshja. Vërejti se në anët  anësore të murit, jeniçerët kishin  shkruar dy emrat e trimave të mejdanit. Emri i Halil Patronës qe shkruar nën emrin e Halil Pelivanit.


-Kjo nuk është në rregull, tha me vete Halili. Ty, të shtriva për tokë, e jo ti mua. Pastaj shkroi emrin e tij mbi emrin e Halil Pelivanit.


Pastaj sërish doli dhe eci rrugë më rrugë, por nuk e gjeti dot Janaqin.


Po mendonte për ta kontrolluar sheshin e Atmejdanit, ku ndodheshin tregtarët e peshkut, në mos do ta takonte mysafirin, i cili ia kishte dhuruar të hollat. Filloi të mendojë për të hollat. Kështu duke menduar gjatë gjithë natës nuk kishte fjetur.


Të nesërmen, sërish doli në Pazar dhe sërish ktheu te vendi ku ishte shkruar emri i tij. Emri i Halil Pelivanit ishte i pari. I dha hov me shpatulla, hipi dhe e shkroi emrin e tij përmbi emrin e Halil Pelivanit, në maje të murit. Nuk kishte më vend më lart për të shkruar tjetër emër. Halili nuk do të pranonte dot vendin e ulët.


Ecte rrugëve dhe shkoi afër Çiragan Pallatit, ku po parakalonte Padishahu, Sulltan Ahmedi i tretë, i shoqëruar nga Veziri i Madh, Damad Ibrahimi, krye-qehaja, Kapudan Pashai dhe kryemyftiu, Ispiri Zade. Ai uli kokën nga pluhuri që lëshoi kohorta para tij dhe disi sikur i sëmboi në zemër.


-Do të vijë ko,a kur unë do t u bëjë pluhur para syve, juve sundimtarëve të botës. Për fat Halil Patrona nuk e ngrehu kokën, megjithatë vështroi suitën e tij….  

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria fillon restaurimin e trashëgimisë kinematografike

Procesi i restaurimit të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri ka një rëndësi të madhe për ruajtjen …