Adem Demaçi

Ahmet Qeriqi: Pjesëmarrja e të burgosurve politikë në formimin e konsolidimin e grupeve ilegale I

Pavarësisht dilemave e dyshimeve, që ende ka një pjesë e opinionit për faktin se kush e formoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është e ditur dhe e  pamohueshme e dhëna e argumentuar  se të gjitha lëvizjet çlirimtare qysh prej themelimit të NDSH-së e deri të UÇK-ja i kanë themeluar dhe i kanë drejtuar idealistët, të burgosurit politikë, të cilët nuk i theu burgu por i kaliti shpirtërisht (përveç në raste të veçanta). Prej vitit 1963 kur filloi veprimtarinë LRBSH-ja në krye me idealistin, Adem Demaçi, i cili asokohe sapo ishte liruar nga burgu e deri te UÇK-ja, kreu i Lëvizjes në të gjitha etapat e rezistencës aktive ka qenë nga radhët e të burgosurve politikë.

Po përmendim vetëm disa emra veprimtarësh të njohur, drejtues të organizatave atdhetare çlirimtare si: Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Jakup Krasniqi, Ramadan Shala, Ahmet Haxhiu, Metush Krasniqi, Rexhep Abdullahu, Kadri Halimi, Ali Aliu, Hazir Shala, Azem Beqiri, Kadri Osmani, Selman Berisha, Hilmi Rakovica, Osman Dumoshi, Kadri Kusari, Zeqir Gërvalla, Hazir Shala, Sabri Novosella, Ukshin Hoti,( Konsiderohet i zhdukur) Nezir Gashi, Xhemajli Berisha, Hilmi Ramadani, Agim Sylejmani, Ramadan Pllana, Selatin Novosella, Xhafer Shatri, Hydajet Hyseni, Gani Syla, Mehmet Hajrizi, Nezir Myrtaj, Azem Syla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zijah Shemsiu, Afrim Zhitia, Bahri Fazliu, Fahri Fazliu, Agron Rrahmani, Shaban Shala, Gani Koci, Ali Lajçi, Xun Çetta, Murat Musliu, Salih Lajçi, Selman Lajçi, Martin Çuni, Nusret Pllana, Skënder Ibishi, Rexhep Maqedonci, Nusret  Ahmeti, Behadin Azemi, Gani Krasniqi,  Bajram Kosumi, Fehmi Lladrovci, Ismail Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu, Bajrush Xhemajli, Hysen Gega, Besim Baraliu, Kadrie Gashi, Ajshe Gjonbalaj, Gjylë Krasniqi, Saime Isufi, Myrvete Dreshaj, Skënder Vardari, Rifat Kafexholli, Halil Alidemaj, Remzi Ademaj, Behajdin Allaçi, Myslim Dobruna, Avdullah Prapashtica, Adem Dervisholli, Ramë Buja, Shukri Buja, Fadil Vata, Çerkin Peci, Ali Ajeti, Emin Krasniqi, Nazmi Hoxha, Basri Musmurati, Xhemajl Fetahu, Jashar Salihu, Mustafë Shyti, Ruzhdi Hajdini, Muhamet Rugova, Njazi Kadriu, Ramë Buja, Avdi Kelmendi, Sami Dermaku, Halil Selimi, Isa Demaj, Zymer Neziri, Qerim Kelmendi, Hysen Gega, Sejdi Veseli, Jashar Aliu, Behxhet Shala, Gani Krasniqi, Shaqir Shaqiri, Bilall Kryeziu, Meriman Braha, Ali Ajeti, Adem Prapashtica, Sadik Halitjaha, Ibrahim Shala, Mentor Kaçi, Afrim Morina, Gafurr Loku, Adem Salihaj, Mehë Uka, Sami Leci, Zijadin Hoxha, Zymer Krasiniqi, Fadil Shala, Shaban Shala, Zenun Gjocaj, Ahmet Qeriqi, Mehmet Bislimi, Imer Halili, Gani Vllahna, Shefik Sadiku, Hasan Dermaku, Afrim Fusha, Osman Osmani, Avdi Gjata, Shefqet Cakiqi, Sokol Dobruna, Nezir Fejza, Ruzhdi Saramati, Nasim Haradinaj, Agim Leci, Ramadan Veliu, Isuf Dragaçina, Sadik Buja e shumë e shumë të tjerë, që u dënuan si drejtues të grupeve militante me kërkesë për çlirim dhe bashkim kombëtar, ndërsa në vitin 1981 me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës.

( Në këtë listë janë përfshirë vetëm  disa nga veprimtarët që kanë kryesuar organizata të ndryshme, por jo as përafërsisht të gjithë ata që kanë marrë pjesë në demonstrata dhe janë dënuar me burg.). Të gjithë ata që zbulojnë se nuk është afishuar emri i tyre apo i ndonjë pjesëtari të grupit ku kanë vepruar dhe konsiderojnë se duhet të jetë në këtë listë, mund të na shkruajnë në adresën [email protected], në mënyrë që të përditësohet e të plotësohet ky shkrim.

Në këtë listë nuk janë përfshirë të përndjekurit dhe të dënuarit në Armatën e ish RSFJ-së, në mungesë të dhënave të plota.

Ky shkrim, ndërkohë do të përditësohet dhe do të plotësohet

 

Të përndjekurit politikë

Në mesin e veprimtarëve që kishin rënë ndesh me regjimin okupator, ose që kishin vepruar ilegalisht për krijimin e grupeve të rezistencës shquhen edhe shumë idealistë, të cilët në një moment të caktuar ishin larguar nga Kosova, jo për të shpëtuar veten, por për të vazhduar aktivitetin në shtetet demokratike të Evropës, ku ata vepronin dhe e manifestonin hapur qëndrimin e tyre politik. Në këto radha qysh në vitet 70 të shekullit të kaluar janë shquar: tani heronjtë Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, pastaj Ibrahim Kelmendi, Sabri Novosella, Xhafer Shatri, Hysen Gega, Ramadan Pllana, Mehmet Bislimi, Osman Osmani,  Avdullah Prapashtica, Agron Rrahmani, Emrush Xhemajli, Fahredin Tafallari, Hasan Mala, Kadri Abdullahu, Skënder Durmishi, Gafurr Elshani, Zijah Shemsiu, Xhavit Hoxha, Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Azem Syla, Pleurat Sejdiu, Mustafë Xhemajli, Saime Isufi, Jashar Salihu, Agim Mala, Muamer Shabani, Hasan Mala, Bilall Sherifi, Ramadan Avdiu, Sabri Kiçmari, Pleurat Sejdiu, Halil Selimi, Xheladin Gashi, Ibish Neziri, Bardhyl Mahmuti, Nufri Lekaj, Rexhë Ibërdemaj, Sahit Krasniqi, Ramadan Veliu, Hasan Ukëhaxhaj, Murat Jashari, Muhamet Tërnava, Kadri Rexha, Shaqir Shaqiri, Mehmet Bislimi, Shefit Xhaferi e të tjerë. (Më gjerësisht shfleto “Historiku i LPK-së”).

( Sqarim. Është shumë e gjatë lista e drejtuesve të grupeve ilegale, ndërsa për këtë shkrim të shkurtër kam shënuar emrat e disa prej udhëheqësve të grupeve. Në shkrimin e zgjeruar, do të shënohen të gjithë udhëheqësit e grupeve patriotike në Kosovë.

 

Të burgosurit politikë pjesëtarë të Lëvizjes Paqësore

Edhe në Lëvizjen pacifiste të Ibrahim Rugovës, të burgosurit politikë i kanë ndërtuar imazhin kombëtar e politik kësaj lëvizjeje, e cila, në vitin 1989 me rastin e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, ishte konvertuar nga ish Lidhja Komuniste Jugosllave në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Inkuadrimi në radhët e kësaj partie i të burgosure politikë u bë  pas themelimit, meqë në vitin e parë të themelimit ishte përjashtuar mundësia që të burgosurit politikë të bëheshin pjesëtarë të kësaj lëvizjeje. Duke qenë se kreu i saj vepronte mbi platformën e një Lëvizjeje të përgjithshme të shqiptarëve të Kosovës, disa të burgosur politikë, të cilët asokohe po liroheshin nga burgjet iu bashkuan kësaj partie, e cila, në parim ishte e hapur për të gjitha shtresat ideologjike, madje edhe për të gjitha komunitetet e Kosovës, meqë kishte programin e një partie qytetare.

Në momentin e caktuar, kur dalja publike e UÇK-së, në vitin 1997, sfidoi LDK-në dhe politikën e ashtuquajtur paqësore, disa nga të burgosurit politikë, që ishin në kreun e kësaj partie  u larguan, disa syresh edhe u dëbuan nga radhët pacifiste. Një pjesë prej tyre iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e krahut politik, por edhe ushtarak të luftës. Nga radhët e të burgosurve politikë, në kuadçër të LDK-së, janë shquar për kontributin e tyre, në drejtim të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës dhe aktiviteteve të tjera politike e shoqërore: Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Selatin Novosella, Skënder Kastrati, Ramë Buja, Isa Kastrati, Adil Pireva, Ali Lajçi,  Gani Koci, Zenun Gjoci e të tjerë.

Edhe në Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve, i cili ka vepruar prej 2 shkurtit të vitit 1990 deri më 17 maj të vitit 1992, dhe të cilin e ka iniciuar profesori i nderuar, Anton Çetta, kanë marrë pjesë emra të njohur të Lëvizjes së rezistencës, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të Kosovës, Kosovës Lindore, Maqedonisë e më gjerë. Ata me kredibilitetin e tyre, qëndrimin që kishin mbajtur nëpër burgje kundër regjimit okupator, treguan gatishmëri t’ i përgjigjeshin atij aksioni, i cili kishte për qëllim të pajtonte familjet shqiptare, që ishin në armiqësi për shkak të vrasjeve e apo zënkave të ndryshme.

Në këtë aksion, nga të burgosurit politikë kanë marrë pjesë: Sami Peja, Muhamet Pirraku, Zymer Neziri, Sokol Dobruna, Ramadan Shala, Afrim Morina, Avdi Kelmendi, Selatin Novosella, Ali Lajçi, Myrvete Dreshaj, Selman Lajçi, dëshmor, Sali Lajçi, Brahim Dreshaj, Hysen Dreshaj, Isë Nikçi, Adem Salihaj e shumë të tjerë.

 

Pjesëmarrja e të burgosurve Politikë në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, më vonë LPK-ja përbëhej kryesisht nga të burgosurit politikë, të cilët për t’ i ikur represionit të regjimit serb kishin migruar në vende të ndryshme të Evropës dhe vepronin ilegalisht. Nga bërthama e parë e UÇK-së në grupin e Drenicës, disa prej të cilëve kanë mbajtur burg, ndërsa shumica janë dënuar në mungesë me komandantin legjendar, Adem Jashari janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga regjimi i Milosheviqit: Adem Shaban Jashari, Ilaz Kodra, Besim Rama, Avni Nura, Jakup Nura, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Rafet Rama, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Sahit Jashari, Zenun Kodra, Ali Januzi dhe Idriz Asllani, të gjithë të dënuar me burg në kohëzgjatje prej 10 deri në 20 vjet).( PP. nr. 139/96 nga data 4. 10.1996 me datën 6.10. 1996).

Në luftën e UÇK-së, në organizimin dhe konsolidimin e radhëve, nga mesi i të burgosurve politikë janë shquar: Adem Demaçi, zëdhënës i Përgjithshëm, zyra e UÇK-së, në Prishtinë, Azem Syla, Komandant i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Zëdhënës i SHP të UÇK-së, Ramë Buja, anëtar i SHP të UÇK-së, Idriz Hyseni, shef i Logjistikës në SHP të UÇK-së, Sokol Dobruna, sektori i Drejtësisë, SHP i UÇK-së, Fehmi Lladrovci, dëshmor, Komandant i Zonës Operative së Drenicës, Shukri Buja, komandant i Zonës Operative të Neredimes, Naim Maloku, anëtar i SHP të UÇK-së, Shaban Shala anëtar i Shtabit në Drenicë dhe shef i Drejtorisë së Informimit, Ferat Shala, komandant në njësitin Pëllumbat, në Drenicë, Naim Bujupi komandant për moral në Brigadën 121, Ismet Jashari Kumanova,  Remzi Ademi, dëshmor, i emëruar Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, Qamil Ilazi, (dëshmor), komandant i Brigadës 162, “Agim Bajrami”, Zona Operative e Neredimes, Behajdin Hallaçi, epror i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, dëshmor, Salih Lajçi Komandant i Brigadës “Rugova”, eprori, Selman Lajçi, (dëshmor), Avdullah Tahiri (dëshmor), Ahmet Isufi, Shemsi Syla dhe Hilmi Ramadani në Zonën Operative të Karadakut, Isa Kastrati, Rrahman Dini, Nexhmi Llumnica, ( të tre dëshmorë) në Zonën Operative të Llapit, pastaj Sadik Halitjaha, zëvendës-komandant në Zonën Operative të Pashtrikut, Hajrush Kurtaj, zëvendës komandant e pastaj komandant brigade në Zonën Operative të Kaçanikut (Neredimes) Mehë Uka (dëshmor) në Zonën Operative të Shalës, Fatmir Humolli epro i Zonës së Llapit, Salih Salihu po ashtu epror në Zonën e Llapit, Fitim Selimi, mjek i luftës në Zonën e Pashtrikut, Elmije Plakiqi, eprore e UÇK-së,  në Zonën e Brigadës Kumanova, Et-hem Çeku, epror në Zonën Operative të Dukagjinit, Sejdi Veseli, epror i Brigadës 153 në Zonën Operative të Llapit, Emrush Xhemajli,  epror i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, Gani Syla, epror për mobilizim  në Zonën e Kukësit  e shumë të tjerë, të cilët kanë luftuar në fronte të ndryshme,  por nuk kanë qenë pjesë e strukturave si Hysen Gega, në Zonën e Pashtrikut, Kadri Kryeziu, po ashtu në Zonën e Pashtrikut, …

Në mungesë të të dhënave të plota nuk janë përfshirë të burgosurit politikë që kanë vepruan në mërgatë, në Fondin “Vendlindja thërret” e në organizata të tjera.

Kanë ndihmuar luftën me logjistikë dhe janë angazhuar prej shtabit për këtë qëllim: Basri Musmurati, Selatin Novosella, Skënder Kastrati, Isë Kastrati, (dëshmor) dhe disa të ish-burgosur të tjerë.

 

Të burgosurit politikë, gazetarë dhe reporterë të luftës:

Me rastin e themelimit të Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapres, nga SHP i UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998, në këtë dy institucionet të rëndësishme informative janë inkuadruar:

Ahmet Qeriqi, përgjegjës i Radios Kosova e Lirë, Nezir Myrtaj, redaktor dhe komentues i zhvillimeve politike, Martin Çuni, redaktor dhe reporter në terren, Nusret Pllana, folës, zgjedhës i muzikës dhe fotoreporter, Berat Luzha, përgjegjës i Agjencisë Kosovapress, Ismet Sopi, reporter e TVSH-së dhe i agjencisë Kosovapress, Isa Krasniqi, Sheqir Zeneli, gazetar i Radios-Kosova e Lirë,

Reporterë dhe gazetarë të luftës në 7 zonat operative nga radhët e të burgosurve politikë: Xhavit Bajraktari, (dëshmor), Hyrë Emini, (dëshmore), Besim Baraliu, Ilaz Kadolli, Murat Musliu, Gani Koci, Sabit Gashi, Salih Lajçi, Muharrem Mahmutaj, Ismet Cakiqi, Shemsi Syla, e të tjerë.

Sqarim

Ky vështrim ndërkohë do të përditësohet dhe do të plotësohet

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …