Kosovo Liberation Army (KLA) fighters march down the mountains towards the Kosovar city of Lapusnik 17 June 1999. The UN Security Council wants the KLA to demilitarise "as quickly as possible," UN Deputy Secretary General Louise Frechette said today. (ELECTRONIC IMAGE) (Photo by ERIC FEFERBERG / AFP) (Photo by ERIC FEFERBERG/AFP via Getty Images)

Ahmet Qeriqi: Rritet interesimi për t’ u anëtarësuar në UÇK. (E enjte 18 qershor, 1998)

Herët në mëngjes nga fshati Shalë kanë ardhur Afrim dhe Lumni Shamolli. Ata ishin drejtuar tek unë me qëllim që t` iu caktoj ndonjë detyrë. Asnjëri ende nuk kanë armë, por fillimisht dëshirojnë të angazhohen kudo ku do të caktohen. Meqë Afrimi ka një veturë, i propozoj që me veturën e tij të bëjë kujdestari, afër shtabit, këtu në Krojmir.

Pas një kohe, me Selatin Qeriqin dhe me Afrim Shamollin nisemi për në Carralevë, për të evidentuar shkatërrimet pas Betejës së dytë.

Nga disa fshatarë mësojmë se gjatë luftimeve të djeshme është vrarë një  7o vjeçar nga Carraleva. Janë dëmtuar e djegur edhe shumë shtëpi të tjera. Bagëtia endet nëpër pyje. Njerëzia e kanë humbur orientimin.

Selatini ka përgatitur një raport shkrimor lidhur me zhvillimet, me theks të veçantë në dëmin material që ka shkaktuar armiku në fshatin, Caralevë. Meqë e kemi siguruar një telefon mobil, i them të bëjë  përpjekje për ta marrë në linjë gazetarin  e TVSH-së, Asllan Bajramin. Pasi një kohe kontakton me të duke i treguar se mund të raportojë për zhvillimet e fundit në vendin e luftimeve, në Carralevë. Asllan Bajrami, i kishte thënë se tani për tani janë të caktuar reporterët dhe nuk pranohen raportet e paverifikuara.

Selatini është nevrikosur tej mase. Mundohem të kontaktoj me të, por nuk e marr dot.

Jam kthyer në Shtabin tonë lokal.

Ndërkohë kanë ardhur dy veta, të cilat i ka sjellë në Krojmirë, Besim Gashi nga Pjetërshtica dhe Faruk Gashi nga Shtimja. Nga ata mësoj se të sapoardhurit kanë sjellë një xhip të ri, të përshtatshëm për terrenet malore, një telefon mobil, i cili na duhet shumë dhe 13.000 Dm. Në odën e Vehbiut, Ramiz Qeriqi, i quajtur Luani iu ka marrë shënimet dhe iu ka premtuar se do të pranohen në radhët e UÇK-së. Ata, tani për tani duhet të presin te Besim Gashi në Pjetërshticë…   ( Disa rreshta të koduar))

Gjatë tërë ditës së sotme, pareshtur janë paraqitur vullnetarë, të cilët nënshkruhen në regjistër dhe presin të nisen për armatim. Bën vapë e padurueshme. Asnjë re. Asnjë shpresë se do të bjerë shi. Lirimi i barotit dhe i gazrave të ndryshëm po e prishin ajrin. Vajtje ardhjet e njerëzve po na bllokojnë. Kemi vendosur roje  te dyert e Raif Manit dhe vetëm ata që kanë punë i lirojnë të vijnë te ne.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Rezistencë e heshtur e grupeve pacifiste (E diel 21 qershor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Rezistencë e heshtur e grupeve pacifiste (E diel 21 qershor, 1998)

Ndërprerja e aktiviteteve partiake, fillimisht ka shkaktuar huti, jo te populli por te disa, që …