Ahmetaj: Kosova ka bashkëpunim të shkëlqyer me shtetin e Sllovenisë nga i cili kemi marrë përvojë në procesin e integrimeve euroatlantike

Ahmetaj: Kosova ka bashkëpunim të shkëlqyer me shtetin e Sllovenisë nga i cili kemi marrë përvojë në procesin e integrimeve euroatlantike

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim lamtumirës ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhem, me të cilën u bisedua për progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues në BE. Me këtë rast, Ahmetaj ka falënderuar ambasadorin Majhen për kontributin e tij personal dhe të Lubjanës zyrtare për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën dhe avancimin e saj në agjendën evropiane. “Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”, tha Ahmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …