Brickos

Kryetari i Vushtrrisë bën të ditur së nuk do të kandidoj, është koha t’ua lë radhën të tjerëve që të punojnë ndryshe në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë bën të ditur së nuk do të kandidoj, është koha t’ua lë radhën të tjerëve që të punojnë ndryshe në Vushtrri

Pas tri mandatesh në krye të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka vendosur të mos kandidojë edhe për një mandat tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, për kryetar të komunës së Vushtrrisë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. E këtë vendim Mulaku thotë se e ka marrë për arsye të shumta, ku një ndër to është edhe lëshimi i radhës për dikë tjetër. Në një intervistë për “KosovaPress”, i pari i Vushtrrisë ka thënë se beson që do të vijë një kryetar shumë më i mirë se ai në menaxhim të komunës së Vushtrrisë. “Arsyet janë të shumta, realisht puna e kryetarit nuk është e lehtë është shumë sfiduese, por është mandati i tretë tash që po përfundon për mua, do të thotë po bëhen 10 vite si kryetar i komunës dhe tash është çështje edhe mosha pak a shumë. Por, është edhe një perceptim i imi personal se një kryetar i komunës në qoftë se punon 10 vite është ndoshta radha që t’ua lë të tjerëve për të punuar ndryshe, për të vepruar ndryshe. Me njerëz edhe më të ri, me energji më të plota, më të shumta që ndoshta me të vërtetë është interes i të gjithë qytetarëve për të ardhur dikush që ndryshe do të punojë. Shpresoj që ka për të ardhur një kryetar shumë më i mirë se sa unë për të menaxhuar me komunën e Vushtrrisë”, ka thënë Mulaku. Sa i përket vendimit që të mos jetë kandidat për kryetar të Vushtrrisë, Mulaku thotë se e ka njoftuar edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, por që nuk e di nëse është pajtuar me vendimin e tij. “Nuk e di a janë pajtuar, por ky është qëndrim i imi dhe është qëndrim personal që nuk mund të lakohet”, ka thënë Mulaku. Zgjedhjet lokale për kryetar të komunave do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …