Ahmeti: Ekzistenca e shumë partive po i dëmton shqiptarët në Maqedoni, ne nuk jemi shumë për t’u ndarë

Ahmeti: Ekzistenca e shumë partive po i dëmton shqiptarët në Maqedoni, ne nuk jemi shumë për t’u ndarë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në Maqedoni, që ta njohin rezultatin e zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Ahmeti ka thënë se Maqedonia ka nevojë për stabilitet, që institucionet të punojnë për realizimin e reformave dhe integrimin e vendit në NATO. Ai ka theksuar se zgjedhjet lokale treguan se BDI-ja është subjekti më i besueshëm i shqiptarëve të Maqedonisë. Ai ka thënë se shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më shumë se dy parti politike. “Ekzistenca e shumë partive po i dëmton shqiptarët në Maqedoni. Ne nuk jemi shumë për t’u ndarë”, është shprehur Ahmeti, duke shtuar se partitë e vogla shqiptare duhet të bëhen bashkë dhe të krijojnë një opozitë serioze për t’u përballur me BDI-në.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …