Ahmeti: Lufta jonë ishte e pastër, kishte qellim të jetojmë të lirë

Ahmeti: Lufta jonë ishte e pastër, kishte qellim të jetojmë të lirë

Komuna e Prishtinës ka organizuar gjatë të martës një akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. Kryetari Shpend Ahmeti tha se familjarët e dëshmorëve duhet te jenë krenarë dhe ajo është  pasuria më e madhe që ata kanë, ndërsa pohoi se ai është kryetar i Prishtinës falë luftës së dëshmorëve. “Në këto 18 vite kanë ndryshuar shumë gjëra. Ndoshta edhe në bashkësinë ndërkombëtare, pak po vihen disa pikëpyetje kush ishte agresori dhe kush ishin ata që mbronin shtëpitë e tyre. Kjo ndjenjë e padrejtësisë që kemi sot, në këtë përkujtim e bënë edhe më të çmueshëm, sepse kjo padrejtësi që sot edhe pse i kemi 12-mijë të vrarë në Kosovë, në luftë, dhe as 6 a 7 raste të gjykimeve të tyre krimeve që janë bërë, as në Kosovë, as në Serbi e as në gjykatat ndërkombëtare, na tregon se kjo nuk është një storie dhe kapitull i kryer, ka theksuar Ahmeti. Ndërsa veterani Fatmir Sopi, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, tha se gjatë luftës shumë atdhetarë u mobilizuan dhe u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, duke mos kursyer as jetën e tyre për liri.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …