Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mbledhjen e fundit të Kryesisë kishte kërkuar suspendimin e opozitës për tre muaj, por nënkryetarët e Kuvendit ia kanë bërë me dije se nuk kanë bazë ligjore për një vendim të tillë. Pavarësisht kësaj, Dërguti ka thënë se opozita nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë ta kundërshtojë Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin. Ndërsa e pyetur se a ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit për përjashtimin e opozitës, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar. Suspendimi i opozitës e minon demokracinë. Përveç kësaj, të gjitha vendimet që u morën në seancën e fundit janë të kundërligjshme”, ka vlerësuar Dërguti.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
