Opozita: Nëse Qeveria nuk i tërheq marrëveshjet, referendum dhe zgjedhje të reja

Kryetari Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, pas takimit njëorësh, kanë bërë me dije se nuk do të lëshojnë pe karshi kërkesave të tyre ndaj Qeverisë. Në një konferencë të përbashkët për medie ata kanë thënë se pa tërheqjen e marrëveshjeve nuk do të mund të ketë dialog në mes të dyja palëve.  Ata kanë paralajmëruar se manifestimi i së shtunës në Gjakovë do të jetë mobilizimi i radhës për ta kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen për Asociacion dhe atë për Demarkacion. Opozita  ka mirëpritur vizitat e zyrtarëve të Shqipërisë, të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për ta ndërmjetësuar dialogun në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë. Ndërkohë, duke i komentuar deklaratat e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ata kanë thënë se, nëse Qeveria nuk i tërheq marrëveshjet, opsione mbeten referendumi dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …