Aida Dërguti: Qytetarët s’mund të mashtrohen në zgjedhjet lokale — njohin kandidatët dhe realitetin e komunave

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka deklaruar se qytetarët janë shumë më të vetëdijshëm dhe racionalë gjatë zgjedhjeve lokale, pasi i njohin nga afër kandidatët që garojnë për kryetarë komunash. Dërguti theksoi se ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, ku votuesit ndikohen nga debatet dhe perceptimet mediatike, në zgjedhjet lokale vendimmarrja është më personale dhe e bazuar në përvojë të drejtpërdrejtë me kandidatët. “Në zgjedhjet lokale njerëzit janë më të sigurt se si votojnë. Ata njohin kandidatët, kanë qenë bashkë në shkollë, në komunitet, dinë detaje për ta — prandaj nuk mashtrohen lehtë”, tha Dërguti. Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend, përfshirë zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i pestë, ajo vlerësoi se seanca e fundit u përdor politikisht nga Lëvizja Vetëvendosje për të krijuar perceptimin e një avantazhi elektoral. Sipas saj, qëllimi i partisë në pushtet ishte të krijonte terren për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën kohë, por pasi kjo nuk u arrit, “çdo veprim tjetër po vihet në funksion të këtij synimi”. Dërguti shtoi se seanca e së enjtes, e cila sipas saj mund të shtyhej deri pas përfundimit të fushatës lokale, “u shfrytëzua si instrument propagandistik kundër kundërshtarëve politikë”, duke paralajmëruar se pasojat e saj do të shihen në zhvillimet politike të ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Radojçiq

Audioja e harruar: Lidhjet me Milan Radoiçiqin

Një video e rikthyer nga arkivat e RTK-së, e regjistruar para gjashtë vitesh, e paraqet …