Aivo Orav: BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatimin e Asociacionit, pa e çuar draft-statutin në Kushtetuese

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në vendij tonë, Aivo Orav ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian mund të kërkojë rrugë tjera për zbatimin e Asociacionit, pa e çuar draft-statutin në Kushtetuese. Ai ka theksuar më tutje se “Dialogu i Brukselit do të thotë dialog. Dialog, do të thotë gjithashtu Asociacion”. “Bashkimi Evropian e ka mbajtur këtë qëndrim për një kohë mjaft të gjatë që ky draft i Asociacionit së duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Ai nuk është dërguar ende. Gjykata Kushtetuese tha gjithashtu se në fakt ata nuk kanë çfarë të bëjnë sepse nuk kanë autoritet ta vlerësojnë atë. Dhe ky qëndrim u mbajt për një kohë mjaft të gjatë. Përsëri, ne mund ta mbajmë këtë qëndrim për një kohë shumë, shumë, shumë të gjatë, por nëse e dimë se nuk do të ndodhë, atëherë mendoj se ky lloj qasjeje nuk i ndihmon askujt. Pra, në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje” ka theksuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në vendij tonë, Aivo Orav.

Kontrolloni gjithashtu

Konsumatori që refuzon ta nënshkruajë kontratën me KRU “Prishtina” do të shkyçet nga kjo kompani

Rreth 110 mijë konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ende nuk e kanë nënshkruar …